Shkup, 20 maj – Pa marë parasysh deklarimet mediatike, VMRO dhe VLEN janë duke vazhduar biseda intensive për formim sa më të shpejtë të qeverisë së re. A posedon Fronti Evropian forcë që t’i kthejë “rikuerc” këto bisedime, mbetet të shohim javët në vijim, shkruan Zhurnal. Mirëpo në bazë të rezultateve aktuale zgjedhore, Fronti me 19 eputetë është subjekt i dytë pas koalicionit të udhëhequr prej VMRO-DPMNE-së, me një deputet më tepër se koalicioni i udhëhequr nga LSDM, që ka 18 deputetë. Ekziston debat i caktuar në këtë drejtim, se cila është forca e dytë politike, për shkak se LSDM ka më shumë vota në nivel shtetëor, kurse BDI a më shumë deputetë, mirëpo pak a shumë është e qartë se përcaktimi përfundimtar do të bëhet në bazë të numrit të deputetëve.
Mbetja në opozitë-atraktive për Frontin, por jo edhe për anëatrësinë!
Në këtë funksion, parashtrohet pyetja nëse të qenurit subjekti kryesor opozitar edhe atë si forcë e dytë në nivel shtetëror, oron diçka më joshëse për një parti ose koalicion, se të jetë parti e dytë në pushtet.
Nga ajo që dihet dhe që na kujtohet për momentin, nëse Fronti Evropian mbetet forcë e dytë politike në opozitë, do t’i takojë me automatizëm kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, post mjaft i rëndësiëhëm nëse kemi parasysh se vitin e ardhshëm në vjedhtë kemi zgjedhje lokale. Si forcë e dytë opozitare Frontit Evropian pas katër viteve, ose në rast të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, do t’i takonte edhe Ministri i Punëve të Brendshme dhe ai i Punës dhe Politikës Sociale në 100 ditët e qeverisë teknike. Kësaj do i shtoheshin edhe disa poste zëvendës ministrash plotësues, kuptohet nëse deri atëherë nuk shfuqizohet Marrëveshja e Përzhinës. Kështë që Fronti Evropian fiton mjaft edhe nëse mbeten në opozitë, si forcë e dytë politike në vend, por parashtrohet pyetja sa do të fitonin anëtarët dhe simpatizuesit e këtij Fronit? Sidoqoftë, para se të bëhen të gjitha kombinnimet, BDI-së I mbetet të mbrojë rezultatin pasnesër më 22 maj, sepse në bazë të ankesave të pranuara nga Gjykata Administrative, Frontit i rrezikohet një deputet në njësinë 6 dhe një në njësinë 5. Në rast se i humb jkëta dy deputetë, atëherë do të mbetet pa diskutim forcë e tretë politike, sepse gjasat që LSDM dhe koalicioni I saj të humbin ndonjë deputet në rivotimet e së mërkurës janë minimale.
Ahmeti përmend opozitën, Zejdi nuk don të dëgjon!
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, të shtunën pas mbledhjes së kryesisë partiake tha se LSDM dhe VMRO-DPMNE përmes rivotimit dëshirojnë që t’ia marrin Frontit Europian dy mandate.
Ahmeti tha se kjo bëhet që nëse Fronti mbetet në opozitë, të mos jetë fuqia e parë politike e opozitës vend, me ç’rast do t’i takonin disa funksione. Kjo është hera e parë që kryetari i BDI-së ka përmendur “përfitimet” që mund të ketë partia e tij, repektivisht koalicioni Fronti Evropian, nëse shkon në opozitë, si subjekt i dytë më i madh në vend.
“Ky moment vjen pas një analize të përbashkët që kanë bërë VMRO me LSDM-në, për t’i përsëritur këto vendvotime, me qëllim që bashkimi i Frontit të mos jetë parti e dytë në vend. Por edhe nëse, negociatat që do të bëhen mes partive politike që akoma janë në vazhdim e sipër, për çdo eventualitet, pa paragjykuar këtu rezultatin e negociatave, por nëse Fronti mbetet opozitë, do të jetë përfaqësuese e shtetit në të gjitha institucionet e shtetit, ato kompetenca të cilat i ka opozita. Kështu që nga këto shqetësime që janë krijuar, është krijuar një unifikim mes dy partive më të mëdha të komunitetit maqedonas, që për fat të keq, ky bashkim, ky unifikim i këtyre politikave, frikësohemi që do të ndikojnë edhe në marrëdhëniet ndëretnike, që ne nuk i dëshirojmë të ketë një lëvizje të tillë”, deklaroi Ahmeti. Për një pjesë bukur të madhe të opinionit, kjo deklaratë e Ahmetit u intepretua si sinjal se partia e tij dhe Fronti Evropian kanë filluar ta përgatisin anëtarësinë për shkuarjen e pashmangshme në opozitë, shkruan Zhurnal.
Mirëpo në një vijë krejtësisht tjetër me deklaratën e Ahmetit është intervista e sotme e kryetarit të partisë Lëvizja Populli, Skender Rexhepi-Zejd, njëheri deputet i zgjedhur i Frontit Evropian. Zejd jo që nuk ka përmendur “përfitimet” e Frontit nëse shkon në opozotë si subjekt i dytë më I fuqishëm në vend, por me një deklaratë kategorike ka theksuar se Fronti Europian as që e ka ndërmend të mendoje se do të mbetet opozitë. Rexhepi-Zejd tha se janë fitues të votave shqiptare dhe përfaqësues legjitim të shqiptarëve.
“Fronti Europian nuk është futur në garë politike për të qenë as e dyta as e treta është futur për të fituar vendbanimet shqiptare dhe një gjë e tillë u dëshmua, janë numrat janë të dhënat publike, d.m.th legjitimiteti i popullit nga vendbanimet shqiptare, përfaqësimin e fitoi Fronti Europian”, tha Zjedi në në Daily Click në TV2.
Ai madje është i bindur se subjektet maqedonase kanë qëllim që ta lënë Frontin Evropian në opozitë, për të realizuar aspiratat e tyre, siç i ka quajtur, nacionaliste, kurse negociatat VMRO-VLEN i konsideron si “punë e voëgl”.
“Intensa e subjekteve maqedone është sekondare se çfarë do të merrte nesër nëse mbetet i pari i opozitës edhe pse nuk kemi të mbetemi në opozitë ne kemi fituar legjitimitetin e popullit në të gjitha vendbanimet shqiptare, por intensa e tyre është ushqimi i egos së tyre nacionaliste se mos vallë Maqedonia e Veriut do të vijë të perceptohet si një shtet binacional”, theksoi Zejdi./ZHurnal