Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Ekonomi

Cilat janë shkaqet që Maqedonia e Veriut kategorizohet si vend jo i lirë?

Përditësimi i fundit: 2024/03/05 at 11:41 PM
Publikuar March 5, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkup, 5 mars – Një prej organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare “Freedom House” ka bërë publik raportin për Maqedoninë e Veriut dhe shtetet tjera në të cilin konstatohet se Maqedonia e Veriut vijon të mbetet si shtet “pjesërisht i lirë”. Kjo flet qartazi se Maqedonia e Veriut ka stagnuar në vend, dhe po i pëlqen pozita e të qenurit pjesërisht i lirë. Kushti për të pasur rezultate të mira është çlirimi dhe pavarësimi gjyqësorit. Kjo mbase orienton rezultatet në drejtim të lirive të qytetarëve. Korrupsioni dhe transparenca problematikat kryesore të vendit që në të njëjtën kohë shkaktojnë edhe pengesa si në integrim ngjashëm edhe në raporte tjera ndërkombëtare. Trajtimi i barabartë përballë ligjit për të gjithë qytetarët pa dallim kjo situatë tani për tani mund të jetë vetëm çështje imagjinare dhe jo reale. Sepse, në Maqedoninë e Veriut qytetarët përballë ligjit vendosen varësisht cilës etni i përkasin, shkruan Zhurnal.

“Fridom haus”: Liria globale po përkeqësohet, Maqedonia e Veriut mbetet në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira

- Reklamim -

Liria globale vazhdoi të përkeqësohet në vitin 2023, që është trend i cili ka vazhduar për 18 vjet me radhë, njofton “Fridom haus” në raportin e saj vjetor të sapo publikuar “Liria në botë”.

Maqedonia e Veriut, siç transmeton Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase, mbetet në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira në shoqërinë me Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, Hungarinë, Ukrainën dhe Moldavinë. Rënie më të madhe për dhjetë vitet e fundit nga shtetet e rajonit kanë Serbia e cila shënoi rënie prej 21 pikësh, si dhe Bosnje dhe Hercegovina me një rënie prej 10 pikësh.

Manipulimet zgjedhore, luftërat dhe sulmet ndaj pluralizmit janë shtytësit kryesorë të rënies globale, sipas “Fridom haus”. Pothuajse 38 për qind e njerëzve në botë tani jetojnë në vende të vlerësuara si jo të lira, 42 për qind jetojnë në vende pjesërisht të lira dhe vetëm 20 për qind jetojnë në vende të lira.

“Liria globale ka bërë hapa të mëdha prapa në vitin 2023. Bota përballet me një tjetër provë kyçe në vitin 2024, si për shembull shkaku i shumicës së konflikteve të armatosura duke përfshirë Evropën Lindore, Kaukazin Jugor dhe Lindjen e Mesme, në pjesën më të madhe të popullsisë globale do t’i mohohen liritë themelore në vitet në vijim e cila në fund do të ndikojë në paqen, prosperitetin dhe sigurinë”, tha Majkëll Xhej Abramovic, kryetar i “Fridom haus”.

Invazioni rus i Ukrainës vazhdoi për një vit të dytë, duke degraduar më tej të drejtat themelore në territoret e okupuara dhe duke shkaktuar një shtypje më intensive brenda vetë Rusisë. Mohimi i të drejtave politike dhe lirive civile në territoret kontestuese ka kufizuar lirinë në disa vende, duke përfshirë disa demokraci, thekson “Fridom haus”.

“Represioni në territoret kontestuese është kryer kryesisht nga regjimet autokrate, por qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike të Izraelit dhe Indisë kanë kontribuar në shkeljet e të drejtave themelore në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës dhe në Kashmirin e administruar nga India”, theksohet në raport.

“Ky vit do të jetë vendimtar për shoqëritë demokratike dhe përpjekjet e tyre për të çuar përpara kauzën e lirisë në mbarë botën. Mbrojtja e të drejtave të atyre në territoret kontestuese, forcimi i masave mbrojtëse për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe reagimi i shpejtë ku liderët antidemokrat kërkojnë të përmbysin qeveritë e zgjedhura janë vetëm disa nga veprimet që duhen ndërmarrë vazhdimisht për të ndalur rënien globale”, deklaroi Jana Gorohovskaja, bashkëautore e raportit dhe drejtoreshë kërkimore për strategjinë dhe dizajnin në “Fridom haus”.

Në vende si Kamboxha, Guatemala, Polonia, Turqia dhe Zimbabve, presidentët aktual janë përpjekur të kontrollojnë konkurrencën elektorale, të pengojnë kundërshtarët e tyre politik ose t’i pengojnë ata të marrin pushtetin pas ditës së zgjedhjeve. Përpjekje të tilla kanë dështuar veçanërisht për të bllokuar ndryshimet e qeverisë në Guatemalë dhe Poloni, theksohet në raport.

“Fridom haus” rekomandon, ndër të tjera, të sigurojë mbështetje të qëndrueshme dhe financim fleksibël për ata që janë në vijën e parë të luftës kundër tiranisë, të respektojnë të drejtat e njerëzve që jetojnë në territoret kontestuese të mbrojnë zgjedhjet e lira dhe të ndershme në vitin 2024, për t’iu përgjigjur vazhdimisht përpjekjeve për të përmbysur qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike, si dhe për të mbrojtur aktivistët e të drejtave të njeriut në mërgim. Liria në botë përfshin rezultate dhe raporte të detajuara mbi të drejtat politike dhe liritë civile për 195 vende dhe 15 territore në mbarë botën.

Në Maqedoninë e Veriut secili politikan i dytë fletë për të drejta dhe liri të qytetarëve, por kur vjen në shprehje transparenca dhe llogari dhëni atë gjithë stepen dhe nuk ndërmarrin asnjë veprim konkret në këtë drejtim. Mes tjerash Maqedonia e Veriut do të ketë edhe regres përderisa gjyqësia në vend vepron dhe merr vendime varësisht përkatësisë etnike.

Të gjithë qytetarët të barabartë përballë ligjit kjo tezë nuk vlen dhe nuk hy në punë në RMV pasi shumica e ligjeve janë përzgjedhës të qytetarëve se cilës etni i takojnë. Gjyqësia duhet të pavarësohet njëherë e përgjithmonë dhe qytetarët duhet të ndihen të lirë e të barabartë në vend, vetëm në këtë formë mund të arrihet progresi i dëshiruar. /Zhurnal.mk

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
ETIKETUAR: Maqedonia e Veriut
3shi.net 5 Mars, 2024 March 5, 2024
Artikulli i mëparshëm Taravari kritikon Bujar Osmanin: Nuk ka punuar në forcimin e lidhjeve me Kosovën
Artikulli tjetër Sela: Menduan se na dëmtuan, por vetëm na u pastruan radhët

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Sejdiu: Koalicioni Sela-Apasiev nuk votoi anëtarin shqiptar në KSHZ, Abdush Demirin!

    3shi.net February 29, 2024
    Lëvizja Demokratike: Strukturat e BDI-së në Saraj kanë kaluar tek ne
    Ahmeti: Komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar sepse po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit
    Autoritetet turke arrestojnë kryebashkiakun e Stambollit, rivali kryesor i Erdoganit
    Mickoski: Qeveria nuk do të përzihet në asnjë zgjedhje apo emërim në gjyqësor
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    EkonomiLajme

    Latifi: Ligji i Ri për Energjetikë – Një Hap Strategjik drejt Stabilitetit dhe Integrimit Evropian

    May 15, 2025
    Ekonomi

    Mickoski: Pres që të kemi një nga rritjet më të mira ekonomike në Europë, me 3,5 deri 4% rritje

    May 12, 2025
    Ekonomi

    Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

    May 12, 2025
    EkonomiLajme

    Sektori i turizmit në Greqi “në garë për të gjetur 80,000 punëtorë” ndërsa afrohet sezoni i verës

    May 5, 2025
    EkonomiLajme

    Ribalanci i Buxhetit në fund të qershorit

    May 5, 2025
    Ekonomi

    Lirohen çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut

    May 5, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?