Billbordi “Mirë se vini në Shkup” u hoq nga hyrja e qytetit

1 Min. Leximi

Vetëm një ditë qëndroi billbordi përmes të cilit kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, u uronte vizitorëve “Mirë se vini në Shkup”.

Pas reagimeve të shumta të opinionit në rrjetet sociale, billbordi sot është larguar nga hyrja e qytetit.

Në rrjetet sociale pati kritika të ashpra se gjatë përgatitjes së tij ishte përdorur inteligjenca artificiale, se objektet nuk ishin paraqitur në mënyrë reale dhe se kishte shumë gabime në paraqitjen e simboleve të Shkupit.

Me reagime të ashpra dolën edhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, këshilltarët shqiptarë në Këshillin e Qyetiti të Shkupit si dhe partia “E Majta”

Qytetarët informuan sot se billbordi tashmë ishte hequr, ndërsa nga Qyteti i Shkupit nuk pati asnjë informacion se kush e kishte përgatitur, kush e kishte larguar dhe për çfarë arsye.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull