Bexheti: Sadullah Duraku dhe Musa Xhaferi do t’i sillnin fitore BDI-së

2 Min. Leximi

Sipas Blerim Bexhetit, bartësit e listave që përfliten se do t’i nxjerr BDI, Sadullah Duraku dhe Musa Xhaferi, do t’i sillnin fitore partisë së integristëve në zgjedhjet e majit.

Në ClickPlus në TV21, Bexheti tha se Duraku është emër i respektuar dhe ka një kontribut të jashtëzakonshëm.

- Advertisement -

“Sadullah Duraku është një emër i respektuar, me një kontribut të jashtëzakonshëm edhe në sferën e çështjes shqiptare. Është njëri nga bashkudhëtarët e zotëri Ahmetit edhe në veprime jashtë BDI-së”, tha Bexheti.

Ndërkaq për Musa Xhaferin tha:

“Çdo emër ka kontributin e vetë në BDI”.

Blerim Bexheti: VMRO dhe LSDM e duan BDI-në në opozitë, por shqiptarët e votojnë sepse e duan në pushtet

- Advertisement -

Edhe Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev thoshin BDI-ja duhet të shkojë në opozitë, thotë Blerim Bexheti në ClickPlus në TV21.

Sipas tij, por BDI-në e duan shqiptarët dhe e legjitimojnë për të marrë pushtetin duke e votuar.

“Edhe Nikolla Gruevski thoshte më jepni 61+ që mos të më kushtëzon BDI-ja dhe Ali Ahmeti. Edhe Zoran Zaevi thoshte – “BDI-ja në opozitë”. Edhe tjerët mund ta thonë. Shumë me bindje e thash dhe çdo qytetar e ka të qartë se e dëshirojnë BDI-në dhe nuk duhet shumë që ta elaboroj. Por Shqiptarët fatmirësisht e dëshirojnë BDI-në dhe e votojnë. Nëpërmjet votës tyre e legjitimojnë”, tha Bexheti.

Blerim Bexheti: BDI do të fitojë mbi 21 deputetë

Mbi 21 deputetë do të fitojë BDI në zgjedhjet parlamentare, tha Blerim Bexheti.

“Realisht korrespondon me emrin e televizionit tuaj – 21+”, tha Bexheti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull