Beqiri “godet”: Funksionarët e BDI-së provimin e dhanë në maqedonisht – “Kaosi i problemeve të trashëguara është i madh, do t’i zgjidhim një nga një”

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka reaguar publikisht duke ngritur shqetësime lidhur me mënyrën se si është zhvilluar provimi i jurisprudencës ndër vite, duke drejtuar kritika ndaj ish-funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Në deklaratën e tij, Beqiri shtroi disa pyetje publike: në cilën gjuhë e kanë dhënë provimin e jurisprudencës funksionarët e BDI-së nga viti 2002 deri në vitin 2024, si dhe në cilën gjuhë është zhvilluar ky provim gjatë periudhës kur ministrat e drejtësisë kanë qenë shqiptarë nga kjo parti.

Sipas tij, përgjigjja është e qartë – provimi i jurisprudencës është mbajtur vazhdimisht në gjuhën maqedone, ndërsa të gjithë funksionarët e BDI-së e kanë dhënë atë në këtë gjuhë.

Beqiri theksoi se, pavarësisht kësaj situate që ka zgjatur për më shumë se dy dekada, asnjë ministër shqiptar i drejtësisë nga rradhët e BDI-së nuk e ka ngritur këtë çështje për zgjidhje.

Ai gjithashtu kritikoi qeverisjen e kaluar, duke e cilësuar gjendjen aktuale si pasojë e problemeve të akumuluara ndër vite.

“Kaosi i problemeve të trashëguara është i madh. Ne do t’i zgjidhim një nga një”, deklaroi Beqiri.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull