Bekim Sali viziton Katedralen e Fjetjes së Hyjlindëses në Kiev së bashku me liderë evropianë

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali, së bashku me liderë evropianë, ka vizituar Katedralen e Fjetjes së Hyjlindëses (Dormition/Uspensky Cathedral) në Kiev, një nga simbolet më të rëndësishme të trashëgimisë shpirtërore, kulturore dhe historike të Ukrainës.

“Së bashku me liderë evropianë, vizituam Katedralen e Fjetjes së Hyjlindëses (Dormition/Uspensky Cathedral) në Kiev, një nga simbolet më të rëndësishme të trashëgimisë shpirtërore, kulturore dhe historike të Ukrainës.

Ky vend i shenjtë, i rindërtuar pas shkatërrimeve të luftës, dëshmon forcën, qëndrueshmërinë dhe shpresën e popullit ukrainas. Ruajtja e trashëgimisë kulturore është pjesë e mbrojtjes së identitetit dhe vlerave që na bashkojnë si Evropë”, ka shkruar Sali.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull