Bekim Sali uron popullin turk për Ditën e Arsimit në Gjuhën Turke

1 Min. Leximi

Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka uruar Ditën e Arsimit në gjuhën turke.
“Me rastin e Ditës së Arsimit në gjuhen turke, shpreh urimet e mia më të sinqerta për popullin turk. Bashkëpunimet miqësore dhe vëllazërore që janë kultivuar me dekada ndërmjet popujve tanë përfaqësojnë një trashëgimi të çmuar, të ndërtuar mbi respekt, mirëkuptim dhe vlera të përbashkëta. Uroj që këto marrëdhënie të vazhdojnë të forcohen edhe më tej, në shërbim të paqes, kulturës dhe zhvillimit të ndërsjellë”, ka shkruar Bekim Sali, përcjell Alfax.mk

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull