Bekim Sali: Pritja e ngrohtë dhe besimi i qytetarëve janë vula më e mirë e qeverisjes sonë

1 Min. Leximi

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali ka njoftuar se së bashku me aktivistë dhe me bartësin e listës së Çairit, Muhamed Murtezi kanë zhvilluar takime me banorët e Gazi Babës.
“Sot ishim në lagjen e Gazibabës, në pjesën e Lirisë, ku trokitëm derë më derë së bashku me bartësin e listës në Çair, Muhamed Murtezi.
Pritja e ngrohtë dhe besimi i qytetarëve janë vula më e mirë e qeverisjes sonë, sepse në Çair është punuar dhe puna vazhdon me përkushtim.
Kërkuam votën dhe besën për numrin 7, për Izet Mexhitin!”, ka shkruar deputeti Sali.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull