Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka qëndruar sot në Koliçan të Poshtëm së bashku me kandidatin për Studeniçanit, Sedat Bislimi dhe përfaqësues qeveritarë ku kanë prezantuar projektet për këtë fshat.
“Bashkë me kandidatin për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Sedat Bislimi, si dhe Ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, zhvilluam një takim me banorët e fshatit Koliçan i Poshtëm, ku diskutuam për projektet e ardhshme.
Në fokus të veçantë, Ministri Murtezani shpjegoi mënyrat se si fondet nga Bashkimi Evropian mund të përdoren për zhvillimin e Komunës së Studeniçanit, duke u fokusuar në nevojat konkrete të qytetarëve.
Mjetet e dedikuara nga Qeveria tashmë mbajnë vulën e VLEN, dhe me Sedat Bislimin në krye të komunës, do të realizohen edhe shumë projekte të tjera, me fokus në përmirësimin e kushteve infrastrukturore dhe rritjen e cilësisë së jetës për të gjithë banorët.
Rrethoni numrin 7, për punë, zhvillim dhe ndryshim që VLEN!”, ka shkruar deputeti Bekim Sali.
