Kosova sot dëshmoi një pjekuri të lartë demokratike.
I përgëzoj të gjitha subjektet politike për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë proces të rëndësishëm. Shpresojmë që institucionet e reja të konstituohen sa më shpejt, në frymë bashkëpunimi dhe uniteti, për t’u përballur me sfidat dhe për të vazhduar rrugën e zhvillimit, integrimit, stabilitetit dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët.
Fituesi i këtyre zgjedhjeve tashmë po rikonfirmohet – Albin Kurti, me mbështetjen e fuqishme popullore, mbetet garanci e zhvillimit, sovranitetit dhe sigurisë në Kosovë.
Urime Kosovë!

