Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

BE SHTOHET, BALLKANI TKURRET!

Përditësimi i fundit: 2024/05/20 at 1:20 AM
Publikuar May 20, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Dendësia e popullsisë në vendet e Bashkimit Evropian po shtohet çdo vit, e kundërta ndodh me vendet e rajonit. Emigrimet kanë reduktuar ndjeshëm dendësinë e përgjithshme të popullsisë, ndërsa lëvizjet nga periferitë kanë shtuar përqendrimin e banorëve nëpër kryeqytete. Nëse nga viti 2016 dendësia e përgjithshme e popullsisë në Maqedoni është mbi 10 për qind më e vogël, rajoni i Shkupit është rritur me rreth 335 banorë në kilometër katror

Shkup, 19 maj – Nëse vendet e Bashkimi Evropian po përjetojnë rritje numrit të banorëve dhe të dendësisë së popullsisë, sidomos nëpër kryeqendra, vendet e Ballkanit po e reduktojnë në kontuinitet dendësinë e përgjithshme të popullsisë. Sipas një publikimi të fundit të Eurostat, vërehet se në vendet e rajonit është rritur përqendrim i popullsisë në kryeqytete, ndërsa totali është ulur. Nëse dendësia e përgjithshme e Maqedonisë së Veriut në vitin 2016 ishte 83 banorë në kilometër katrorë tani është 10 për qind më e vogël, me ndryshimin se Shkupi është një kryeqytetet që ka shtuar numrin e banorëve të saj. Sipas një publikimi të fundit nga Eurostat, Maqedonia renditet në vendin e 27 në Evropë sa i takon dendësisë së popullsisë për kilometër, nga 37 shtete që raporton gjithsej Eurostat. Ose e treta në rajon, pas Shqipërisë (99 banorë për një kilometër katror) dhe Serbisë (90.5), shkruan gazeta KOHA.

- Reklamim -

Rajoni i Shkupit, një prej tetë rajoneve të vendit ka numrin më të madh të banorëve (607.307 ose 33.04 për qind të popullsisë), megjithëse është më i vogël nga sipërfaqja ( 7.3 nga territori i përgjithshëm), ka dendësinë më të lartë – 334.99 banorë në një kilometër katror, ose 5 për qind më shumë sesa viti 2002.
Nga ana tjetër, reduktimin më të madh të popullsisë e ka rajoni i Pollogut, me një humbje prej mbi 52 mijë banorësh, ndërsa renditet e dyta sa i takon dendësisë me 104.1 banorë në kilometër katror. Rënien më të madhe të popullsisë e mban qyteti i Gostivarit me mbi 22 mijë banorë më pak. Po ashtu edhe rajoni Jugperëndimit, ka humbur mbi 44 mijë banorë. Kërçova konsiderohet si një prej komunave me humbje absolute në shifra të banorëve të saj – mbi 17 mijë banorë, ose 30 për qind të popullsisë. Po ashtu qytete si Struga, kanë humbur me nga mbi 12 mijë banorë (25.6 banorë për kilometër katror ), apo Dibra me mbi 21 për qind banorë më pak.

Sipas Eurostat, dendësia e popullsisë në BE varion nga 18 në 1.693 njerëz për km². Ndonëse në rajon, Maqedonia e Veriut renditet e treta, sërish treguesi është shumë më i ulët se në vendet e tjera, sidomos kryeqytetet e mëdha. Rekordin e mban Parisi me 20.5 mijë banorë që jetojnë në një kilometër katror.
Në qendër të Athinës, densiteti është 11.3 mijë banorë, në Bruksel 7.7 mijë, në Vjenë gati 5 mijë. Në Romë ka 799 banorë për kilometër katror, në Madrid 855. Në Stamboll jetojnë rreth 3 mijë persona në një sipërfaqe prej një kilometër. “Krahasuar 2022 me 2002, ka pasur një rritje të densitetit të popullsisë në 18 nga vendet e BE-së, me rritjen më të madhe në Maltë (nga 1255 në 1693 persona për km²), Luksemburg (nga 173 në 253) dhe Belgjikë (341 në 384). Ndërsa vendet si Rumania (95 me 81) dhe Bullgaria (71 me 60) patën rëniet më të mëdha. Mesatarisht në BE, dendësia e popullsisë u rrit nga 105 persona për km2 në 109 gjatë kësaj periudhe”, thuhet në raportin e Eurostat. Rekordin në Evropë e mbajnë Malta (1693), Holanda (518), Belgjika (384), Mbretëria e Bashkuar (275) dhe në fund të listës është Islanda, ku gjen vetëm 3.8 banorë në një kilometër katror. (koha.mk)

TOP Lajmet

Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
3shi.net 20 Maj, 2024 May 20, 2024
Artikulli i mëparshëm KSHZ Maqedoni: Jemi gati për rivotimin e së mërkurës
Artikulli tjetër Google shton përdorimin e inteligjencës artificiale në motorin e kërkimit në internet

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    WHC Çair shkruan historinë, kualifikohet në 1/8 e finales evropiane

    3shi.net November 17, 2024
    Një vajzë 22 vjeçare goditet për vdekje në Shkup, arrestohet shoferi
    Taravari premton mbështetje të bizneseve shqiptare
    Alarm në Greqi/ Shpërthen bomba në qendër të Athinës, objektiv ishte Ministria e Punës
    Shkolla në Britani ‘i detyron’ studentët të përdorin vetëm celularët e vjetër
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN

    May 17, 2025
    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?