BDI: Qëndrojmë fuqishëm krah çdo gazetari dhe intelektuali që guxon të thotë të vërtetën dhe të mbrojë interesin publik

2 Min. Leximi

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj sulmit ndaj automjetit të gazetarit Naser Selmani, duke e cilësuar atë si një akt të shëmtuar dhe të papranueshëm, që synon frikësimin dhe heshtjen e zërit kritik në vend.

Në një deklaratë për media, BDI thekson se liria e shprehjes dhe siguria e gazetarëve janë themele të çdo shoqërie demokratike, dhe se çdo përpjekje për t’i cenuar ato përbën “goditje të drejtpërdrejtë ndaj demokracisë”.

- Advertisement -

“Çdo sulm ndaj një gazetari nuk është vetëm kundër një individi, por kundër të gjithë shoqërisë. Dhe kjo nuk mund të lejohet”, thuhet në deklaratë.

- Advertisement -

BDI u ka bërë thirrje institucioneve kompetente, veçanërisht Ministrisë së Brendshme, që të identifikojnë dhe ndëshkojnë autorët dhe porositësit e këtij akti kriminal sa më shpejt të jetë e mundur. Sipas partisë, çdo vonesë ose përpjekje për mbulim të rastit do të shihet si bashkëfajësi dhe si dështim i institucioneve për të mbrojtur qytetarët dhe lirinë e fjalës.

“Ne shprehim solidaritet të plotë me gazetarin Naser Selmani dhe mbështesim të drejtën e tij për të punuar i lirë, pa frikë dhe pa presione. Qëndrojmë krah çdo gazetari dhe intelektuali që guxon të thotë të vërtetën dhe të mbrojë interesin publik”, përfundon deklarata e BDI-së

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull