Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

BDI-ja e 154 mijë votave e shëndërruar në sektë politike

Përditësimi i fundit: 2024/05/08 at 9:02 AM
Publikuar May 8, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Se shqiptaret harrojnë dhe u nënshtrohen emocioneve që i trason partia me kapacitet që t’ia shkojë edhe propagandës më të sofistikuar shtetërore ruse “Rusia Today” flet edhe histeria e dhunimit psiqik me në krye të gebelsit modern Artan Grubit ndaj popullit i cili më nuk i do në pushtet.
Ky person i njohur për nga ajo që të bardhës i thotë të zezë dhe të zezës i thotë të bardhë me paratë tona ushtron dhunë propagandistike përmes “magjistarëve” medial që i sjell herë nga Kosovë e herë shkojnë në Shqipëri me të vetmin qëllim. Qëndrimin në pushtet!

Po pse e bën këtë?

- Reklamim -

Këtë e bën se emri i tij dhe shumë të tjerëve me të madhe lakohet se kanë kryer krime korruptive nga të cilat dëshirojnë të shpëtojnë. Ata nuk e kanë dert të madh as rrëzimin nga pushteti, sa e kanë që emri i tyre lakohet për llogaridhënie, e tash këta persona me emra shqip dëshirojnë gjithë popullin ta marrin me veti. Ju duket kjo e njohur, nëse jo që ua përkujtojmë. Kjo metodë e sofistikuar e dhunimit psiqik ishte e VMRO-së së Gruevskit me në krye Protugerin që rrinte prapa perdës. Ata për ta shpëtuar lëkuren e tyre ishin në gjendje të bëjnë luftë vetëm e vetëm për të qëndruar në pushtet, mos të harrojmë se gjatë gjithë kësaj periudhe pjesë e asaj Qeverie ishte edhe BDI e Ali Ahmetit, i cili asnjëherë nuk ka marrë guximin as ta kritikojë e lëre më të distancohet nga ai. Madje gjatë gjithë kohës lideri i kësaj partie të cilën e kërkonte “shpatën” e luftëtarëve që e sollën në krye i relativizonte gjërat deri në nënshtrim sepse i kanë fituar “votat” dhe kanë legjitimitetin e shqiptarëve. Mos ta harrojmë edhe ndikimin e kryetarit të PDSH-së Menduh “Veren do Smrt” Thaçi i cili ka luajtur rolin e opozitës e që nga përgjimet e mësuam se ai kurrë nuk ka qenë opozitë.
BDI-ja e 153 mijë votave

A ju kujtohet kulmi i fitores së BDI-së në zgjedhjet e 2014-ës. Në ato zgjedhje e vetme kjo parti mori 153 mijë vota. E cka bëri?
Bëri atë sikur të kishte dy deputetë, e jo 19. Në atë kohë VMRO e Gruevskit kishte vendosur që të ndryshojë stemën e shtetit me llogon e partisë së tyre. Pasi kishte kaluar njëzëri në Qeverinë edhe me “aminin” e ministrave të BDI-së ata u lëshuan në propagadën që të na bindin se edhe shqiptarët kanë lidhje historike me këtë llogo. Sollën edhe disa historianë nga Shqipëria, sigurisht me paratë tona sikur edhe tani që sjellin analistë nga Kosova, duke organizuar edhe debate publike për t’na bindur se shqiptarët para 1000 viteve kanë qenë të lidhur me luanin e VMRO-së.
Historianët shqiptarë e kontestojnë luanin si simbol
Historianët shqiptarë thonë se simboli i luanit në stemën e re shtetërore, nuk ka të bëjë aspak me historinë e shqiptarëve. Edhe në ato raste, kur luani është përdorur në stema të ndryshme, ai nuk ka përfaqësuar elementin etnik shqiptar, u shpreh në vitin 2014 për DW historiani Muzafer Bislimi.
‘Nuk ka historian shqiptar, që mund të argumentojë se luani është përdorur ndonjëherë si element unifikues për të gjithë shqiptarët. Është e vërtetë se në stemën e Durrësit dhe Tiranës ka një simbol të luanit, por ai aty nuk është si element, që përfaqöson shqiptarët si komb, por ka domethënie lokale”, thotë Muzafer Bislimi.
Edhe profesori universitar Vebi Xhemaili, është i mendimit se simboli i luanit nuk ka të bëjë aspak me historinë e kombit shqiptar.
”Unë si historian nuk shoh asnjë element shqiptar në stemën e propozuar, dhe pse dikur fiset ilire e kanë përdorur luanin si simbol në stemat e tyre. Por sot ne nuk kemi asgjë të përbashkët me luanin, sidomos pas luftrave të Skëndërbeut, i cili mbrojti jo vetëm shqiptarët, por edhe popujt e tjerë të Ballkanit nën stemën me simbolin e shqiponjës dykrerëshe”, thotë Xhemaili.
Kjo është vetëm një segment i historisë së tyre të veprimit politik se si funksionon kjo sektë politike, e cila në ADN-në e saj e ka vetëm pasurimin e disa individëve në kurriz të keqpërdorimit të emocioneve të shqiptarëve, qofshin ato kombëtare ose fetare.
Tani a duhet të frikohemi nga VMRO-DPMNE e Hristijan Mickoski? Absolutisht jo. Ky shtet ka 52 për qind maqedon dhe 25 apo 30 për qind shqiptarë. Nëse ai mendon se mund çizmën të na vëndon në qafe dhe të luan me ne përmes të korruptuave tanë. Ne nuk kemi ku të shkojmë nga shtëpitë tona dhe ato do t’i mbrojmë, po ata s’do të kenë më shtet. Po ajo nuk do të ndodh. Ajo që do të ndodh është largimi i së keqës sonë që sillen si “pushtues” ndaj popullit të vet.

TOP Lajmet

Zëvendësministrja e Sportit merr pjesë në Turneun e Dhjetë Memorial të Shahut në nder të Fadil Nimanit – Komandant Tigrit
Lajme
SELA: KTHEHUNI NË SHPI
Lajme
Mickoski thumbon Taravarin: Do të vijë dita kur do të takohemi sërish, kur të përpiqet të hyjë përsëri në koalicion me ne
Lajme Politikë
Sali-Taravarit: As votuesi, as anëtarësia nuk të besojnë më në teatrin tënd, je me Aliun dhe BDI-në!
Lajme Politikë
Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve
Bota dhe Rajoni
Halil Snopçe: Problemi i VLEN-it nuk është BDI-ja, por Aleanca për Shqiptarët
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 8 Maj, 2024 May 8, 2024
Artikulli i mëparshëm Turqia dhe Kuvajti nënshkruan 6 marrëveshje bashkëpunimi
Artikulli tjetër Këto janë TOP 10 kompanitë me fitimin më të madh

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Së shpejti ambasadorë të rinj dhe personel nëpër konsullata, paralajmëroi Mucunski

    3shi.net September 28, 2024
    Bekim Sali godet Llogën: Gara e servilizmit ndaj Ali Ahmetit ka degraduar
    Ahmeti: Nëse Vetëvendosje përfshihet në zgjedhje në Maqedoninë e Veriut le ta thotë hapur
    BDI: Të vazhdohet me qasjen më të drejtë dhe më të respektueshme ndaj guximit dhe kapacitetit të femrës
    Visar Ganiu: Strukturat e Aleancës të zhgënjyera nga Taravari, rikthimi te BDI-ja i pashpjegueshëm
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Zëvendësministrja e Sportit merr pjesë në Turneun e Dhjetë Memorial të Shahut në nder të Fadil Nimanit – Komandant Tigrit

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Edhe Fetai del kundër Taravarit: Rruga e Arbnit nuk kalon kurrë nga Ali Ahmeti!

    May 18, 2025
    Lajme

    SELA: KTHEHUNI NË SHPI

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Mickoski thumbon Taravarin: Do të vijë dita kur do të takohemi sërish, kur të përpiqet të hyjë përsëri në koalicion me ne

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Mexhiti: VLEN është vlera, dhe nga VLEN iku antivlera

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Sali-Taravarit: As votuesi, as anëtarësia nuk të besojnë më në teatrin tënd, je me Aliun dhe BDI-në!

    May 18, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?