Bashkimi Demokratik për Integrim në një pres konferencë të jashtëzakonshme para Gjykatës Kushtetuese ka ftuar faktorin ndërkombëtarë që të reagojë ndaj vendimit të Kushtetueses.
Arbër Ademi nga BDI tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është vetëm një akt juridik, por siç shtoi është një hap që shënon një ditë të zezë për historinë e këtij vendi.
“Në bëjmë thirrje për reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse dhe nga vetë komuniteti ndërkombëtar për të mbrojtur të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe me Ligj dhe për të siguruar që barazia dhe përfaqësimi të mbeten të paprekur. Ky vendim nuk është vetëm një akt juridik është një hap që shënon një ditë të zezë për historinë e këtij vendi. BDI do të qëndroj fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të komuniteteve dhe nuk do të lejojë që të drejtat e tyre të shkelen”, tha Arbër Ademi nga BDI./Tv21