Komunikata e BDI-së
Sa herë përballen me dështimet e tyre, me premtimet e parealizuara apo me partnerët problematikë që kanë zgjedhur, ata përpiqen ta zhvendosin debatin drejt së kaluarës.
Është ironike që sot flasin për drejtësi, ndërsa janë pjesë e një qeverie ku ministër është Ivan Stoilkoviq – një politikan i njohur për qëndrimet e tij proserbe, proruse dhe antishqiptare -dhe për këtë votuan edhe deputetët e VLEN-it.
Nëse VLEN ka argumente politike, le të përgjigjet për përgjegjësinë e vet në qeverisje. Shqiptarët presin llogari për atë që po ndodh sot, jo propagandë që mundohet ta mbulojë çdo dështim me sulme ndaj BDI-së.
Pas më shumë se dy vitesh në pushtet, justifikimi “BDI i ka fajet” nuk bind më askënd. Ai vetëm dëshmon mungesën e rezultateve dhe paaftësinë për t’u përballur me përgjegjësinë që sjell qeverisja.

