BDI: Dy vite spastrim institucional – tani edhe komisionet profesionale pa asnjë shqiptar

1 Min. Leximi

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për formimin e Komisionit Profesional për shqyrtimin e rasteve të pacientëve me sëmundje malinje në Klinikën e Hematologjisë, duke pretenduar se në përbërjen e tij nuk ka asnjë mjek shqiptar.

Sipas BDI-së, ky rast nuk është i izoluar, por pjesë e një politike që, sipas tyre, po çon në përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga pozitat vendimmarrëse, bordet, komisionet dhe institucionet shtetërore.

Nga kjo parti akuzojnë qeverinë VMRO–VLEN se po ndërton institucione monoetnike dhe kritikojnë partnerin shqiptar në pushtet, VLEN, për heshtje ndaj këtyre vendimeve.

BDI kërkon rishikimin e menjëhershëm të vendimit dhe respektimin e parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, duke theksuar se shqiptarët duhet të jenë të përfaqësuar në institucionet publike.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull