Pavarësisht akuzave të ashpra ndaj Ivan Stoilkoviqit për “fshirje të shqiptarëve” nga ndarja e projekteve për shoqatat qytetare, dokumentet zyrtare dëshmojnë se BDI dhe partnerët e saj kanë përfituar direkt nga kjo skemë.
Në pikën 21 të listës së projekteve të financuara figuron organizata “Legis”, përfaqësuar nga Mersiha Smailoviq – ish-kandidate për presidente nga radhët e BDS-së, parti që garoi në zgjedhje si pjesë e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI.
Rezulton se ndërsa BDI akuzon për diskriminim, një ndër përfaqësueset e saj politike përfiton fonde nga i njëjti ministër që e denoncojnë publikisht.
Ironia politike është e thellë: ose BDI po mashtron opinionin, ose po konsumon publikisht një përfitim që e quan “diskriminim”.