Sekretari Organizativ i Alternativës, Bashkim Murtezi, ka shkruar se me themelimin e Frontit Europian, aktorët e atij fronti, më në fund e kanë dëshmuar veten si servil dhe marioneta të Ali Ahmetit. Ai shkruan se VLEN moti i ka kuptuar se këta njerëz nuk vlejnë.
“Me themelimin e FRONTIT EUROPIAN doli në shesh një sekret publik, i mohuar me fjalë, i mbuluar me demagogji, i zbuluar me turp.
Të “zhburrëruarit” e skenës së sotme dhe disa të tjerë që do të pasojnë këto ditë, më në fund e dëshmuan veten si servil e marioneta të Ali Ahmeti, e besa edhe vërtetuan mjerimin e këtij të fundit, që po detyrohet të mbledh troshat e pisllëqet që kanë mbetur nën këmbët e njerëzve.
Ne prej kohësh e kemi kuptuar që këta nuk VLEJN. Nuk kemi dyshuar as në atë që kanë kapacitet të ulët moral që me mburrje t’i ulen në prehër Ali Ahmetit, e që është specializim i veçantë i atij gojën plotë popull, për çka mban titullin më të lartë në shkollën e hipokrizisë.
E tash me mendjen e tij, dëshiron ta luaj Kryefjalën, por nuk kanë thënë kot që problemi më i madh i kësaj bote është vetëbesimi dhe vetëvlerësimi i injorantëve.
Gjithsesi, do të ketë akoma demagogji se “besimi” i lartë i hoxhës të kontriboj për t’i kthyer në rrugë të devijuarit e bizneseve të kazinove dhe striptizmit, por megjithatë nuk duhet t’pritur shumë nga moralistët pervers, ashtu siç nuk duhet t’i besosh urtësisë së llafazanëve, e pragmatizmit të kriminelëve me çmime non grata”, ka shkruar Bashkim Murtezi.