Azizi: Taravari shkoi të fotografohet me Ramën për ta ndaluar largimin masiv të strukturave partiake

1 Min. Leximi

Shefi i shtabit zgjedhor të VLEN-it dhe deputet në Kuvendin e RMV-së, Adnan Azizi, ka komentuar takimin e fundit të kryetarit të ASH-së Arben Taravari me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Në një prononcim për gazetën LAJM, Azizi tha se Taravari shkoi në Tiranë që të fotografohet me Ramën për të parandaluar shpërbërjen e strukturave partiake, që sipas Azizit, kanë filluar t’ia kthejnë shpinën Taravarit dhe të kalojnë në VLEN.

“Taravari mundohet t’i shmanget ballfaqmit me realitetin. Pas dorëheqjeve masive të funksionarëve, anëtarëve të kryesisë, kryetarëve të degëve dhe nëndegeve, si dhe vërshimit të numrit të akuzave për vendimin që ai e ka marrë personalisht si kryetar i ASH-së, me disa individë, ai u mundua që të shmanget nga ky realitet dhe të bëjë një foto me kryeministrin e Shqipërisë, duke u munduar ta stopojë atë shpërbërje dhe atë sulm që e ka brenda strukturave partiake që po merr një kahje tjetër dhe po rreshtohet në VLEN dhe po ja kthen shpinën Arben Taravarit’, tha Azizi.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull