Azizi: Provimi i jurisprudencës do të jepet në shqip! Debati zhvendoset nga rruga në institucione!

1 Min. Leximi

Kryetari i Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, deputeti nga radhët e VLEN-it, Adnan Azizi siguron që provimi i jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe, përcjell TV21. Azizi tha se për çështjen në fjalë është folur edhe sot në takimin që kryeministri Hristijan Mickoski kishte me liderët e VLEN-it, Bilall Kasamin dhe Izet Mexhitin.
“Unë si kryetar i Komitetit për Marrëdhënie mes Bashkësive gjatë javës do të thërras seancë të Komitetit në Kuvend, ku debatin do ta zhvendosim nga rruga, në institucion, aty ku zgjidhen problemet dhe aty do të thërrasë përfaqësues të studentëve, përfaqësues të shoqërisë civile, deputetë të etnive të ndryshme, ekspertë të fushës, profesorë universitarë nga Ministria e Drejtësisë dhe nga ambasadat e ndryshme”, theksoi Azizi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull