Avokati i Popullit hap linjën telefonike për shkeljet eventuale gjatë fushatës zgjedhore

1 Min. Leximi

Zyra e Avokatit të Popullit ka hapur linjë telefonike falas ku qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo shkelje të të drejtave të tyre gjatë kohës së fushatës zgjedhore, por edhe në ditën e zgjedhjeve. Këtë çdo qytetar mund ta bëjë në numrin 0800 54321. Nga institucioni informojnë se pas çdo denoncimi do të veprohet menjëherë e nëse ankesat arrijnë pas orës 16, bisedat do të incizohen dhe do të ndërmerret masa në afatin më të shkurtër. Përpos në Shkup, Avokati i Popullit ka linja të posaçme edhe në zyrat rajonale në Strumicë, Kërçovë, Tetovë, Manastir, Shtip dhe Kumanovë. /Alsat.mk

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull