Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Artan Grubi: Kurti veproi edhe në zgjedhjet e kaluara kundër BDI-së, por pa sukses

Përditësimi i fundit: 2024/02/25 at 4:59 PM
Publikuar February 25, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut janë të rëndësishme edhe për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili po e mbështet koalicionin e partive opozitare në shtetin fqinj.

Në Bashkimin Demokratik për Integrim, partinë më të madhe të shqiptarëve në RMV, qartazi janë indinjuar me këtë përfshirje të Kurtit. Tash e thonë hapur se “Kurti po përzihet”.

- Reklamim -

Artan Grubi, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, i cili vjen nga BDI-ja, thotë se Kurti nuk e kishte ftuar ndonjë përfaqësues nga kjo parti, kur në fillim të këtij muaji i mblodhi në zyrën e tij në Prishtinë përfaqësuesit e partive opozitare që janë bërë bashkë në një koalicion.

“Nuk kemi patur ftesë. Për arsyet duhet ta pyesni kryeministrin e Kosovës. Gjithashtu edhe për motivet e atij takimi me parti politike, derivate të BDI-së, në opozitë, duhet përgjigjen ta kërkoni në kryeministri, ndërsa vlerësim për nevojën e atij takimi te shoqëria kosovare”, tha Grubi për Express.

Ai tha se Kurti “pa sukses” kishte vepruar njëjtë edhe në zgjedhjet e mëparshme në RMV.

“E njëjta gjë dhe veprimtari ndodhi në zgjedhjet presidenciale në vitin 2019 si dhe në zgjedhjet parlamentare në vitin 2020, por pa sukses”, tha Grubi për Express.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi tha gjithashtu së fundmi se Kurti “po përzihet” në çështje politike të Shkupit.

“Nuk mund të definohet ndryshe përpos përzierje, përderisa një kryeministër, qoftë edhe nën pretekstin si kryetar i një subjekti politik, në çfarëdo aspekti, mund edhe të përceptohet si përzierje. Nuk mendoj që i bën mirë Kosovës dhe vetë subjektit që udhëheq, për shumë arsye. Kjo sepse hap dyer që nuk duhen hapur. Ne jemi për të bërë ndryshime për të mirë”, tha Xhaferi të premtën në një intervistë për Kallxo.com.

Kurti në fillim të këtij muaji i priti në zyrën e tij në Prishtinë liderët e disa partive politike shqiptare nga Mqedonia e Veriut. Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa, Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe Afrim Gashi, kryetar i Aleternativës, ishin ftuar nga shefi i Qeverisë së Kosovës në takimin në të cilin mori pjesë edhe kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca.

Zyra e Kryeministrit njoftoi pas takimit se kishin diskutuar që pas zgjedhjeve presidenciale, shef i Shtetit në Maqedoninë e Veriut të bëhej dikush nga shqiptarët.

“Katër udhëheqësit shprehën propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut i cili mishëron bashkëjetesën mes etnive dhe garanton rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, president i cili kësaj radhe duhet të vijë nga mesi i shqiptarëve”, u tha në komunikatën e lëshuar nga ZKM-ja.

Pas këtij takimi, Taravari njoftoi në Facebook se do t’i bashkohej opozitës, e cila e bëri atë kandidat për president. Kjo shkaktoi përçarje në partinë e dytë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, pasi ish-kryetari, Ziadin Sela dhe një pjesë e konsiderueshme e kësaj partie dolën kundër këtij qëndrimi.

Në fund të vitit të kaluar, Izet Mexhiti kishte shkruar se Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit i ishte bashkuar koalicionit të opozitës shqiptare, me ç’rast njoftonte për hapjen e një shtabi të përbashkët në Shkup. Kjo erdhi disa muaj pasi këtë mbështetje kryeministri i Kosovës ua ofroi edhe fizikisht gjatë një vizite shumë të diskutueshme në Maqedoninë e Veriut, në gusht të vitit 2023.

Një muaj më pas, më 25 janar të këtij viti, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski erdhi në Prishtinë.

Takimi i Kurtit – i cili kërkon të ndikojë në njëfarë mënyre në skenën politike në vendin fqinj – me Pendarovskin – i cili ka shprehur gatishmërinë të rikandidojë edhe për një tjetër mandat presidenti në Maqdoninë e Veriut – u përshkrua si shumë i mirë.

“Dy vendet dhe shtetet tona i dëshirojnë më të mirën njëra-tjetrës dhe kanë komunikim dhe bashkëpunim të mirë si në aspekt institucional ashtu edhe në nivel të shoqërive tona”, deklaronte Kurti, duke e falënderuar Pendarovskin për mbështetjen ndaj Kosovës në çështje të ndryshme me interes të përbashkët, veçanërisht në rrafshin ndërkombëtar përmes përkrahjes për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.

Ky takim, mund të jetë përceptuar gabimisht si zmbrapsje e Kurtit nga përpjekja për t’u përfshirë në skenën politike maqedonase. Për më tepër, takimi zhvillohej dy ditë pasi Kurti ishte në Shkup për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, nga ku tha se se LVV s’merr pjesë në zgjedhjet atje.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk është e regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Ne kemi aktivistë, kemi edhe zyrtarë të subjektit tonë politik në Kosovë që vijnë nga Maqedonia e Veriut, mirëpo këtu nuk kemi qendër të Vetëvendosjes formalisht të regjistruar, andaj edhe ne si Lëvizje Vetëvendosje nuk është se marrim pjesë këtu”, deklaroi Kurti në një konferencë për media.

I pyetur nëse partitë politike shqiptare në RMV duhet të kenë kandidat të tyre për president në të vendit, Kurti tha se për këtë duhet të vendosin ata vet.

“Unë dëshiroj që të ketë pjesëmarrje sa ma të lartë në zgjedhje, sepse kjo i kontribuon demokracisë. Ne e dimë që regjistrimi i fundit i popullsisë, përfshirë edhe mërgatën, i ka nxjerrë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut me një përqindje prej 29%, nëse nuk gaboj dhe natyrisht që duhet të vendosin ata vet se a do të ketë kandidat dhe kush do të jetë ai ose ajo”, tha Kurti.

Bekim Qoku, këshilltar i Kurtit nga Ohri i Maqedonisë së Veriut, merr pjesë vazhdimisht në aktivitetet e koalicionit opozitar të partive shqiptare në RMV. Ai pashmangshëm ishte edhe në takimin e së martës në Qeverinë e Kosovës.

Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, partisë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut tha para disa javësh se Kurti duhet ta thotë hapur nëse po synon të garojë në këtë mënyrë edhe në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk ka asgjë të keqe nga takimet. Edhe unë kam qenë me Kurtin me bashkëpunëtorët e mi. Secili udhëheqës cakton ca objektiva për veprim, por kjo çka tha Mexhiti nuk përkon me deklaratën e Kurtit që bëri në Shkup, e që tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk merr pjesë në këto zgjedhje. Nëse ka strategji të kamuflohen gjërat nuk është mirë, le të thuhen gjërat hapur dhe nuk na pengon asgjë”, tha Ahmeti në një intervistë në RTK.

Aktualisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut udhëhiqet nga Talat Xhaferi i BDI-së, i cili të dielën u bë shqiptari i parë që e merr këtë detyrë. Është një qeveri teknike që do të zgjasë derisa të pasohet nga qeveria e re me mandat të plotë, e cila do të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit, në të cilat shqiptarët pritet ta rrisin numrin e deputetëve. Po atë ditë, zhvillohet edhe rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. I pari do të zhvillohet më 24 prill.

Që prej ardhjes në pushtet, Kurtin duket se e intrigoi pjesëmarrja në skenën politike shqiptare edhe në shtetet përreth, në disa mënyra. Në Shqipëri i bëri zyrtarisht opozitë kryeministrit Edi Rama duke garuar me partinë e tij në zgjedhjet parlamentare në vitin 2021 dhe në Luginë gjithashtu intervenoi duke e mbështetur një krah politik.

TOP Lajmet

Zëvendësministrja e Sportit merr pjesë në Turneun e Dhjetë Memorial të Shahut në nder të Fadil Nimanit – Komandant Tigrit
Lajme
SELA: KTHEHUNI NË SHPI
Lajme
Mickoski thumbon Taravarin: Do të vijë dita kur do të takohemi sërish, kur të përpiqet të hyjë përsëri në koalicion me ne
Lajme Politikë
Sali-Taravarit: As votuesi, as anëtarësia nuk të besojnë më në teatrin tënd, je me Aliun dhe BDI-në!
Lajme Politikë
Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve
Bota dhe Rajoni
Halil Snopçe: Problemi i VLEN-it nuk është BDI-ja, por Aleanca për Shqiptarët
Lajme
ETIKETUAR: albin kurti, Artan Grubi, opozita
3shi.net 25 Shkurt, 2024 February 25, 2024
Artikulli i mëparshëm VMRO thirrje pushtetit: Votoni ligjin për zgjatjen e afatit të pasaportave
Artikulli tjetër Musk njoftoi një alternativë ndaj Gmail: “Xmail po vjen”

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Bota dhe Rajoni

    SHBA-ja njofton për ndërtimin e një porti në Rripin e Gazës për furnizim me ndihma

    3shi.net March 7, 2024
    Murtezani nënshkroi kërkesën për para-financim të mjeteve nga Agjenda reformuese
    VLEN: Do të ndahen subvencione për 26 projekte
    Analistët: VMRO në Kuvend u premton deputetëve shqiptarë se pas zgjedhjeve do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese!
    Zeqirija Ibrahimi: Kujtojmë me nderim sakrificën e Familjes Jashari dhe Epopenë e UÇK-së
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    LajmePolitikë

    Azizi: Aktivistët e vërtetë të Aleancës janë në gatishmëri, pro Frymës së VLEN-it

    May 18, 2025
    Lajme

    Drejtori i Entit Shtetëror të Pronësisë Industriale, Eljesa Neziri, merr pjesë në takimin vjetor “INTA 2025” në SHBA

    May 18, 2025
    Lajme

    Zëvendësministrja e Sportit merr pjesë në Turneun e Dhjetë Memorial të Shahut në nder të Fadil Nimanit – Komandant Tigrit

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Edhe Fetai del kundër Taravarit: Rruga e Arbnit nuk kalon kurrë nga Ali Ahmeti!

    May 18, 2025
    Lajme

    SELA: KTHEHUNI NË SHPI

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Mickoski thumbon Taravarin: Do të vijë dita kur do të takohemi sërish, kur të përpiqet të hyjë përsëri në koalicion me ne

    May 18, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?