Shkup, 23 korrik – Modeli i arsimimit dual do të integrohet edhe në kuadër të Universiteteve shtetërore. Nxënësit të cilët kanë rezultate të shkëlqyeshme në gara do të përkrahen nga Odat Ekonomike dhe nga biznesi. Kjo ishte marrëveshja që sot u lidh mes Ministres së Arsimit Vesna Janevska dhe kryetarit të Odës Ekonomike, Branko Azeski. Kjo nuk do të ndikojë mbi autonominë e universiteteve dhe në punën praktike që do të realizohet në fakultete do të marrin pjesë edhe punëtorë të administratës publike, ndërsa puna praktike do të integrohet në kuadër të universiteteve.
“Do të zhvillojmë mundësi shtesë për rritjen e praktikës në universitete në marrëveshje me universitetet, duke respektuar autonominë e tyre sa i përket programeve studimore. Por, përvoja e disa universiteteve që kanë filluar të zbatojnë këtë praktikë tregojnë se e njëjta është tejet e dobishme.”, – theksoi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
“Ne nuk na intereson asgjë tjetër përpos të kemi kapital dhe mundësi për plotësimin e aktiviteteve investuese. Qëndrimi ynë është që kjo çështje të mos selektohet, por të vendoset në kuadër të pakos që ka për qëllim përmirësimin e mjedisit për punë.”, – deklaroi kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski.
Të dhënat e deritanishme bëjnë të ditur se interesim më të madh për arsimim dual kishte te nxënësit e shkollave të mesme, ku sipas rezultateve të regjistrimit pjesa më e madhe prej tyre zgjodhën arsimimin profesional.