Arrestohet një burrë për djegien e një automjeti, i caktohet paraburgim

1 Min. Leximi

Më 20.09.2025, zyrtarë policorë nga SPB Shkup arrestuan A.G. (35) nga fshati Kondovë, Shkup, pasi të njëjtën ditë rreth orës 09:00, duke përdorur benzinë, i vuri zjarr automjetit të tipit “Mercedes” me targa të Shkupit, në pronësi të Sh. Gj. (51) nga Kondova.
Ndaj A.G. është ngritur kallëzim penal për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 të Kodit Penal.

Me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditësh.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull