Arrestohen dy shtetas të Turqisë, me “rent a car” transportonin ilegalisht emigrantë në Maqedoninë e Veriut

1 Min. Leximi

Sot në mëngjes, policia ndaloi një “Skoda Octavia” në autostradën Gjevgjeli–Shkup dhe arrestoi dy shtetas turq, S.A.O. (35) dhe K.H. (32), të dyshuar për trafikim emigrantësh. Në automjet u gjetën katër emigrantë ilegalë nga Egjipti, të moshës 15–35 vjeç.

“Sot (31.01.2026), punonjësit e policisë arrestuan shtetasit S.A.O. (35) dhe K.H. (32), të dy shtetas të Republikës së Turqisë, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale të trafikimit të emigrantëve. Rreth orës 02:30, në autostradën Gjevgjeli–Shkup, punonjësit e Policisë nga Stacioni Policor për Kontrollin Kufitar dhe Mbikëqyrjen e Kufirit “Bogorodicë” ndaluan një automjet pasagjerësh “Shkoda Octavia” karavan, me targa të Shkupit, pronë e një kompanie rent-a-car, që po drejtohej nga S.A.O., në të cilin si pasagjer ndodhej K.H. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën katër emigrantë ilegalë nga Egjipti, në moshë nga 15 deri në 35 vjeç. Me urdhër të prokurorit publik, të dy personat u mbajtën në Stacionin Policor Gjevgjeli, ndërsa emigrantët u vendosën në Qendrën e Pranimit dhe Transitit “Vinojug”. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngrihet kallëzim i përshtatshëm penal”, thonë nga MPB.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull