Arbër Ademi nga BDI konfirmoi se ka pasur takim për kthimin e Gruevskit

1 Min. Leximi

Arbër Ademi, nënkryetar i BDI-së dhe ish-zëvendëskryeministër në qeverinë e Gruevskit, në një paraqitje në emisionin “Triling” në Televizionin 24, konfirmoi se ka pasur takime mes aktorëve të ndryshëm mbi temën e kthimit të Nikolla Gruevskit, por shmangu të pranojë drejtpërdrejt përmbajtjen e atyre takimeve.

Për kujtesë, gjatë javës së kaluar në revistën Fokus u publikuan detaje për takimin në Vilën Vodno, ku Ali Ahmeti kishte paraqitur një plan për kthimin e Nikolla Gruevskit. Në takim kishte qenë i pranishëm kreu i atëhershëm i shtetit, përkatësisht Dimitar Kovaçevski, Stevo Pendarovski, Artan Grubi dhe Bujar Osmani.

- Advertisement -

Arbër Ademi, në paraqitjen e sotme, theksoi shkurt: “Takime mes këtyre aktorëve sigurisht që ka pasur dhe do të ketë.”

Stevo Pendarovski tashmë ka dhënë një deklaratë duke pohuar se një takim i tillë është mbajtur dhe se i është sugjeruar ta falë Nikolla Gruevskin.

Sipas informacioneve, biseda nga takimi ka rrjedhur përmes koordinatorit aktual të grupit parlamentar të BDI-së, Blerim Bexheti. Për kujtesë, në atë periudhë ish-kryetari i komunës së Sarajit ishte pjesë e të ashtuquajturës grupi “i zjarrit,” i cili kundërshtonte fuqishëm punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull