APASIEV BLENË MAKINË LUKSOZE

1 Min. Leximi

Shkup, 21 shtator – Lideri i së Majtës (Levica), Dimitar Apasiev, ka publikuar një fotografi të çelësave të veturës së sapo blerë, pasi në fletën e anketimit të përditësuar të tij u zbulua se në qershor kishte blerë një veturë me vlerë rreth 16.500 euro.

“Të gjithë jemi VMRO, vetëm DPMNE jo”, ka shkruar deputeti në profilin e tij në Facebook me foton e publikuar, duke aluduar në logon e “Peugeot” që të kujton stemën e partisë në pushtet.

- Advertisement -

Në pyetësor bëhet e ditur se Apasiev nga 19 qershori ka blerë një “Peugeot 3008” të vitit 2017 me vlerë aktuale të vlerësuar prej 1.014.750 denarë.

- Advertisement -

Në rrjetet sociale nga partitë në pushtet kanë shkruar se patrioti i temave të nxehta për Maqedoninë e Veriut dhe për të drejtat e klasës punëtore është rinovuar me makinë luksoze. (INA)

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull