APASIEV: AHMETI BËRI GABIMIN SERIOZ NË VENDOSJEN E KANDIDATËVE NË LISTA

1 Min. Leximi

Shkup, 26 maj – Kryetari i partisë E majta, Dimitar Apasiev në intervistën e tij për “Slloboden peçat” theksoi se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë gabim në këto zgjedhje.

“Mendoj se Ali Ahmeti ka bërë gabim serioz. Deri tani ka luajtur mirë me politikanët tanë. Gabimi është se 9 deputetë ua dha partnerëve të koalicionit. Humbi edhe një deputet gjatë rivotimit. Disa nga ata që i ka, do të blihen”, tha Apasiev.

- Advertisement -

Sipas tij, është mirë që partia e Ahmetit shkon në opozitë, por këta që vijnë janë edhe më të këqij.

- Advertisement -

“Është mirë për shtetin që BDI të shkojë në opozitë, por këta që vijnë janë edhe më të këqij”, tha Apasiev.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull