Anulimi i seancës Parlamentare/ Apasievi mesazh Mickoskit: Mos ik nga pyetjet e deputetëve!

1 Min. Leximi

“Kryeministër mos ik – arratisja nuk është zgjidhje!”

Në këtë mënyrë e ka titulluar reagimin kreu I “Levicës”, Dimitar Apasiev, duke kritikuar mos mbajtjen e seancës parlamentare për pyetje të deputetëve që zakonisht mbahet të enjten e fundit të muajit. Ai ka drejtuar akuza ndaj liderëve të dy partive më të mëdha në bllokun politik maqedonas, Mickoskit dhe Filipçes.

- Advertisement -

“Për shkak se do të parashtroheshin pyetje të vështira për tragjedinë në Koçanë, kurse kjo nuk u përgjigjej Mickoskit dhe Filipçes, vendosën që ta pezullojnë me njëfarë “marrëveshje” normën kushtetuese, ligjore dhe sipas rregullores” – shkruan Apasievi.

Ai ka mohuar njoftimet se ka patur konsensus midis grupeve parlamentare që të anulohet seanca për pyetje të deputetëve, duke pohuar se koordinatori i “Levicës” nuk ka dhënë pëlqim, kurse ai I BDI-së nuk ka qenë I pranishëm, kurse sic thotë Kryeparlamentari Gashi përmes një komunikate ka plasuar të pavërteta se të gjithë janë pajtuar.

Nuk është e vërtetë, janë pajtuar vetëm VMRO-DPMNE, LSDM, VLEN dhe ZNAM, thotë Apasievi, duke I dërguar mesazh Kryeministrit se nuk do t`i ik “mejdanit” parlamentar dhe kurdoherë duhet të përgjigjet në pyetjet me interes të lartë publik.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull