Anketa e AKE-së: Të miturit në Maqedoni kalojnë mesatarisht deri në pesë orë në ditë në internet

4 Min. Leximi

Shpejtësia e paqëndrueshme e lidhjes, ndërprerjet/mungesa e disponueshmërisë së shërbimit dhe problemet me pajisjet teknike janë problemet më të shpeshta të përmendura gjatë përdorimit të internetit, sipas anketës së fundit të opinionit publik nga perspektiva e mbrojtjes së përdoruesve të shërbimeve elektronike, të kryer nga Agjencia për Komunikime Elektronike.

Anketa u zhvillua nga 18 maji deri më 5 qershor të këtij viti në një mostër përfaqësuese të rastësishme prej 1.100 të anketuarve nga popullata e moshës 18 vjeç e lart, përdorues të çdo shërbimi të komunikimit elektronik: telefoni fikse, telefoni mobile, internet dhe televizion.

- Advertisement -

Sipas anketës, te 34,1 për qind të amvisërive, qasja në internet përdoret nga të miturit, me ç’rast 80,7 për qind të rasteve, të miturit e përdorin internetin çdo ditë. Shumica, ose 78,2 për qind, kalojnë mesatarisht deri në pesë orë në ditë të lidhur me internet.

Ndërgjegjësimi për softuerët e kontrollit prindëror që do t’u lejojnë personave nën 18 vjeç të përdorin internetin në mënyrë të sigurt është i pranishëm tek 63,5 për qind e të anketuarve. Një softuer i tillë është instaluar nga 25,9 për qind e amvisërve, ndërsa nga ata të anketuar që nuk e kanë instaluar një softuer të tillë, por e dinë se ekziston, 58,6 për qind do ta instalonin atë. Nga ata të anketuar që kanë një qëndrim pozitiv ndaj instalimit të softuerëve të kontrollit prindëror, 17,3 për qind e dinë se ku mund ta gjejnë një softuer të tillë.

Siç qëndron te gjetjet e anketës, internet në amvisëritë përdorin 94,1 për qind e të anketuarve. Shumica janë përdorues të A1 (39,3 për qind) dhe Telekom i Maqedonisë (37,8 për qind), ndërsa 12,8 për qind janë përdorues të internetit nga Telekabel. Edhe pse jo të gjithë të anketuarit kanë lidhje interneti në shtëpi, 99,9 përqind e përdorin internetin. Nga të anketuarit që kanë qasje në internet në amvisëritë e tyre, 36,6 për qind e dinë se cila është shpejtësia e lidhjes së internetit që duhet të ofrojë operatori, dhe nga këta, 87,8 për qind besojnë se marrin shpejtësinë dhe sasinë e parashikuar të të dhënave nga ofruesi i internetit”, theksohet në rezultatet.

Pak më shumë se një e katërta ose 27,4 për qind e të anketuarve u përballën me një lloj problemi gjatë përdorimit të internetit në amvisëri, përkatësisht vitin 2025, 72 për qind e të anketuarve nuk kishin problem me lidhjen e tyre të internetit në shtëpi.

- Advertisement -

“Problemet më të zakonshme me internetin janë shpejtësia e lidhjes jokonsistente (19,8 për qind), ndërprerjet/mungesa e disponueshmërisë së shërbimit (16,1 për qind) dhe problemet me pajisjet teknike (7,9 për qind). Për shkak të ndërprerjeve të shërbimit ose mungesës së disponueshmërisë në 12 muajt e fundit, 47,5 për qind e familjeve kontaktuan ofruesin e tyre të internetit dhe te 54,7 për qind problemi u zgjidh po atë ditë, sipas gjetjeve kryesore të anketës.

Përafërsisht një e katërta ose 24,3 për qind e amvisërive me qasje në internet janë ankuar te operatori i tyre me telefon, dhe 40,1 për qind e tyre janë plotësisht të kënaqur. Vetëm një për qind e të anketuarve kanë paraqitur një ankesë me shkrim, qëndron në rezultatet nga ankesa e AKE-s.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull