Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Sport

Anglia kalon në çerekfinale të Euro 2024 – aty ku do të përballet me Zvicrën

Përditësimi i fundit: 2024/06/30 at 9:37 PM
Publikuar June 30, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Anglia ka eliminuar me rezultat 2-1 Sllovakinë në 1/8 e finales në Euro 2024, pas vazhdimeve – ndërsa në çerekfinale do të përballet me Zvicrën.

Sllovakët e nisën shumë mirë takimin, duke sulmuar Tre Luanët nga të dy krahët.

- Reklamim -

Pas gjashtë minutash lojë, David Hancko krijoi rastin e parë serioz për Sllovakinë, por që goditja e tij nga afër përfundoi ngjitur shtyllës së djathtë.

Në minutën e 12-të, Lukas Haraslin lëshoi një goditje të fuqishme, por që mbrojtja e Anglisë ishte e vëmendshme.

Rastin e parë serioz për Anglinë e krijoi Phil Foden (21’), që u rrëzua në zonë, por që gjyqtari Hamit Umut Meler sinjalizoi se nuk ka penallti dhe loja duhej vazhduar.

Katër minuta më vonë, Ivan Schranz heshti lojtarët dhe tifozët anglezë, kur realizoi për 1-0.

Anglia më pas u aktivizua me të gjitha forcat në sulm, por që Sllovakia tashmë kishte fituar besimin se mund ta dëmtonte kombëtaren angleze nga çdo hapësirë që u jepej.

Në 45 minutat e dytë dominuan anglezët, që me shumë mund ia dolën të barazonin shifrat.

Në minutën e 50-të, Phil Foden mendoi se kishte shënuar, por që VAR-i e anuloi për pozicion të tij jashtë loje.

Në minutën e 78-të, Foden gjeti për mrekulli Kanen, por që ylli i Bayern Munichut nuk arriti të gjente kuadratin.

Në minutën e 81-të, Declan Rive lëshoi një goditje të fuqishme, që përfundoi në shtyllën e majtë, ndërsa nga topi i kthyer Kane nuk ia doli të shënonte në portën e zbrazët.

Anglia shkoi me të gjitha forcat në sulm, duke arritur ta barazonin rezultatin në 1-1 me golin e Jude Bellingham, që shënoi me goditje gërshërë në minutën e 90+5-të për rezultatin 1-1 për ta çuar ndeshjen në vazhdime.

Me të nisur vazhdimet, Anglia e realizoi përmbysjen e për 2-1, kur Ivan Toney e gjeti Harry Kanen që realizoi golin e epërsisë.

Peter Pekarik (105’) rrezikoi portën e Tre Luanëve, por që goditja e tij ishte e pasaktë.

Në pjesën e dytë të vazhdimeve Anglia ishte më e qetë dhe më e sigurt me topin, duke pritur hapësira nga Sllovakia.

Por, anglezët ia dolën të mbanin këtë epërsi minimale, për të kaluar në çerekfinale, aty ku do të përballen me Zvicrën që eliminoi Italinë.

TOP Lajmet

Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
AHMETI I DREJTOHET MICKOSKIT NGA HARAÇINA
Lajme
Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor
Lajme
15,004 maturantë janë regjistruar për testim në provimet shtetërore, interesim i madh për gjuhën angleze
Lajme
3shi.net 30 Qershor, 2024 June 30, 2024
Artikulli i mëparshëm FOTO/ Përurohet qendra e vetme tregtare në gjithë rivierën shqiptare, Galeria by TEG
Artikulli tjetër Venko Filipçe, lider i ri i LSDM-së

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Pendarovski nga Krusheva: As nuk kam bojkotuar, dhe as nuk do t’i bojkotoj zgjedhjet, me 8 maj do të festojmë në gjithë Maqedoninë

    3shi.net April 27, 2024
    VLEN: Rrisim pagën minimale në 400 euro
    BE SINJALE BASHKËPUNUESE ME QEVERINË E RE!
    Kosovë, mbahen aktivitete të ndryshme në shenjë falënderimi për diasporën
    Parlamenti Evropian ngre mocion për rezolutë, Serbia rrezikohet me suspendim të fondeve nga BE-ja
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Sport

    Bologna fiton Kupën e Italisë pas 51 vitesh, mposht Milanin në finale

    May 14, 2025
    Sport

    Xabi Alonso kërkon 100 milionë euro për të kompletuar dy transferime në mbrojtje te Real Madridi

    May 14, 2025
    Sport

    Për ndeshjen ndaj Serbisë, FSHF-ja do t’i përzgjedhë me short shikuesit

    May 12, 2025
    Sport

    Luis Enrique: Nuk pajtohem me Artetan, ne e meritonim të kalonim në finale

    May 8, 2025
    Sport

    Shkëndija zyrtarisht kampion i sezonit 2024/25 në Ligën e Parë

    May 7, 2025
    Sport

    ​Sonte mësohet finalisti i parë i Ligës së Kampionëve

    May 6, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?