Ambasadori Qehaja vlerëson reagimin e shpejtë të krerëve institucionalë për ngjarjen në Kumanovë

1 Min. Leximi

Ambasada e Kosovës në Shkup ka përcjellë me shumë vëmendje zhvillimet lidhur me thirrjet raciste anti-shqiptare të tifozëve gjatë ndeshjes së basketbollit në Kumanovë. Në një reagim zyrtar, Ambasada dënon me forcë këto thirrje që, sipas tyre, janë bërë shumë të shpeshta në stadiumet e vendit dhe kanë një ndikim shumë negativ.

Në reagim vlerësohet pozitivisht qëndrimi i fuqishëm dhe i menjëhershëm i kreut institucional të Maqedonisë së Veriut, si dhe faktorit politik shqiptar në Qeveri, të cilët kanë dënuar me forcë këtë incident. Një element shumë premtues në këtë drejtim konsiderohet aktivizimi i prokurorisë për hetimin e rastit.

- Advertisement -

Ambasadori Florian Qehaja shpreh shpresën që autorët e këtyre thirrjeve të marrin dënimet ligjore përkatëse, duke krijuar kështu një precedent të rëndësishëm për ndëshkueshmërinë ndaj rasteve të ngjashme në të ardhmen.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull