Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Ambasadorët e huaj i kërkojnë Kurtit ta shtyjë zbatimin e Rregullores së BQK-së

Përditësimi i fundit: 2024/02/05 at 7:47 PM
Publikuar February 5, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadorë të shumtë, përfshirë ata nga pesë vendet e QUINT-it, i kanë shkuar të hënën në zyrë kryeministrit Albin Kurti për t’ia kërkuar shtyrjen e zbatimit të Rregullores së re të BQK-së, e cila ndalon përdorimin e valutave tjera përveç Euros. Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier tha se ia njohin të drejtën Kosovës për zbatimin e Kushtetutës në të gjithë vendin, por ka shprehur shqetësim për mënyrën se si qeveria ka zgjedhur ta zbatojë rregulloren

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shteteve të tjera në Kosovë i kanë kërkuar edhe një herë kryeministrit Albin Kurti që ta shtyjë zbatimin e Rregullores së Bankës Qendrore, e cila nga 1 shkurti ndalon përdorimin e dinarit të Serbisë në Kosovë.

- Reklamim -

Kërkesën e ka përsëritur ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier,

i cili dha një deklaratë për media pas takimit të së hënës. Ai tha se e njohin të drejtën e Kosovës për zbatimin e Kushtetutës, por vendimet si ky, duhet të paraprihen me fushatë informuese për qytetarët.

“Do të thosha se të gjithë ne nga trupi diplomatik, që folëm për këtë çështje, shprehëm shqetësime shumë të ngjashme për mënyrën e zbatimit të saj. Unë vetëm mund të ritheksoj atë që Shtetet e Bashkuara shpresojnë të shohin një shtyrje në zbatimin e kësaj rregulloreje derisa të jetë bërë më shumë punë për të zhvilluar një plan dhe një strategji që adreson shqetësimet e komunitetit serb. Ne gjithashtu besojmë fuqishëm se nuk ka informacion të mjaftueshëm publik për ta shpjeguar këtë. Sigurisht që ne mbështesim përpjekjet për të shmangur krimet financiare, pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, dhe gjëra të tilla. Por kemi shqetësime të thella për mënyrën e zbatimit të kësaj rregulloreje që nuk besojmë se merr parasysh disa realitete dhe shqetësime nga komuniteti”, theksoi ai.

Lidhur me rregulloren e BQK-së që nxiti reagimin e Serbisë, presidentja Vjosa Osmani tha pas takimit me ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, se me rëndësi është koordinimi me aleatët perëndimorë.

“Aleatët tanë nuk kanë qenë asnjëherë kundër Kushtetutës së Kosovës, aleatët tanë asnjëherë nuk kanë qenë pro dinarit serb, aleatët tanë asnjëherë nuk kanë qenë kundër sundimit të ligjit. Përkundrazi, këtë Kushtetutë dhe çdo sukses që kemi arritur, e kemi arritur bashkë me aleatët tanë tradicionalë, përfshirë SHBA-në, Gjermaninë dhe shtetet tjera. Rrjedhimisht, unë nuk shoh asgjë abnormale në bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe aleatëve tanë ndërkombëtarë në gjetjen e rrugëve shumë efektive nëpërmjet të cilave do të informoheshin qytetarët e Kosovës se si do të zbatohet rregullorja e BQK-së, e cila nuk është rregullore kundër dinarin nuk e përmend dinarin, por ka të bëjë me spastrimin e parave, parandalimin e korrupsionit dhe masat tjera”, deklaroi Osmani.

E ministri gjerman theksoi se duhet t’i jepet më shumë kohë informimit të qytetarëve rreth rregullores.

“Ne jemi të vetëdijshëm se Kosova ka të drejtë për të zbatuar ligjshmërinë e saj. Në kuadër të shtensionimit bëjnë pjesë edhe masat legjitime sa i përket vendosjes së euros si valutë e vetme. Por kjo duhet të komunikohet në mënyrë më të përshtatshme që mos të ketë mungesë informacionesh. Nëse kemi një afat prej vetëm një muaji dhe përmes tij i shkaktojmë vështirësi komunitetit pakicë, atëherë kjo mund të kontribuoj më pak në stabilitetin në vend. Mendoj se është më mirë të zbatohet rregullorja por të jepet një afat më i gjatë për zbatimin e saj”, theksoi Pistorius.

E kryeministri Kurti nuk ka dhënë sinjale se do të kërkojë shtyrjen e zbatimit të rregullores. Sipas komunikatës, Kurti citohet t’u ketë thënë ambasadorëve se situata në terren e as përmbajtja e rregullores nuk janë ashtu siç po portretizohen nga Serbia. Shefi i qeverisë ka shprehur gatishmërinë për adresimin e shqetësimeve duke përmendur informimin e bizneseve, të cilat operojnë me dinar.

Rreth 40 mijë qytetarë serbё në Kosovë kanë llogari bankare në njërën nga bankat e licencuara në Kosovë. Përmes tyre ata pranojnë pensione, mbështetje sociale, paga mujore, shtesa për fëmijë e lehona, e shtesa tё tjera të njëhershme nga thesari i shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftim. Më tej njoftohet se Kurti ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve vartëse që të adresojnë çdo shqetësim të ngritur, teksa ka theksuar se fokusi do të jetë informimi i bizneseve të cilat operojnë në dinar dhe në mënyrë të paformalizuar.

Të hënën për rregulloren ka komentuar edhe emisari i BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tek ka bërë një përmbledhje javore pas vizitave në Prishtinë e Beograd. Ai e ka quajtur javë të ngarkuar, duke përmendur zhvillimet rreth Rregullores së Bankës Qendrore, që sipas tij, ndikon te komuniteti serb në Kosovë.

TOP Lajmet

Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
AHMETI I DREJTOHET MICKOSKIT NGA HARAÇINA
Lajme
3shi.net 5 Shkurt, 2024 February 5, 2024
Artikulli i mëparshëm Kupa e Italisë, përcaktohen data dhe oraret e raundit gjysmëfinal
Artikulli tjetër Bostoni vazhdon kryesimin në Lindje, zhgënjen Milluoki

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Gashi takoi përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Erik Matiasen

    3shi.net January 14, 2025
    Ushtria e Pakistanit pretendon se ka rrëzuar 12 dronë të lëshuar nga India
    Elfete Ismaili u zgjodh kryetare e Asamblesë së Gruas të Aleancës për Shqiptarët
    Dëshironi të udhëtoni, por nuk i’a keni idenë se ku?!
    Shtrenjtohen shërbimet hotelierike në Maqedoninë e Veriut
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Bota dhe Rajoni

    Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Osmani në Tiranë me akuza ndaj BE-së: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Rama i ulet në gjunjë Melonit

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kurti në heshtje pas takimit të djeshëm në Presidencë, i vetmi nga liderët që nuk e tha asnjë fjalë

    May 16, 2025
    Bota dhe Rajoni

    “Çfarë hajvanash”, Peci thotë se Kurti nuk është i lumtur që e ka thënë atë shprehje

    May 15, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Kryeministri pakistanez, Sharif fton Indinë në dialog gjithëpërfshirës

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?