Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, në emisionin “ZË”, tek gazeta “Lajm” dhe “Lajm TV”, deklaroi se pagat e mësimdhënësve aktualisht janë në nivelin mesatar të pagave në shtet, por se rritja e tyre është e domosdoshme. Sipas tij, qeveria aktuale tashmë ka planifikuar rritje edhe për vitin e ardhshëm dhe në vitet e mbetura të mandatit qeverisës.
“Ata që janë sot mësimdhënës janë tek mesatarja e pagave që janë në nivel shteti. A ka nevoj që të rriten, sigurisht që po, edhe ne pra qeveria e fundit që është tani kem bërë rrijten dhe është planifikimi edhe në vitin që vjen edhe në vitet e ardhëshme të mandatit qeverisës, shprsojm që, edhe kemi paralajmruar që do të kemi rritje të pagave për mësmdhënësit në arsimin fillorë dhe të mesme.”

