Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, i pranishëm në tubimin në Kumanovë tha se nuk ka përgatitur ndonjë fjalim pasi i duhet të përsërisë fjalët e njëjta që kishte thënë vitin që lamë pas. Më saktësisht kur krahu i Selës u rreshtuan me BDI-në.
“Tani më duhet të përsërisë fjalimin e para një viti kur një pjesë e ASH-së u shkëput për të shkuar me BDI-në. Situatë e njëjtë e ngjashme edhe tani njëherë vetë e pastaj folderi duhet të bëhet rename me BDI-në. Ne jemi në rrugën e drejt, duke vlerësuar votën e qytetarit për ndryshim”, tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.