Ali Abdullahu nga partia Alternativa-dega e Studeniçanit, është emëruar zv/drejtor te Qendra për Provime Shtetërore.
“Kam nderin të ju njoftoj se nga sot pranova detyrën zv. Drejtor te Qendra për Provime Shtetërore. Shfrytëzoj mundësinë të shpreh falenderime të veçanta kryetarit të Alternativës Zeqirija Ibrahimi, kryetarit të kuvendit Afrim Gashi dhe sekretarit organizativ Bashkim Murtezi. Gjithashtu falenderime të përzemërta në veçanti strukturës së Alternativës Studeniçan dhe në pergjithësi gjithë votuesit e VLEN. Zotohem se përgjegjësinë e dhënë do ta kryej me nder, dinjitet e përkushtim. Dalshim faqebardh”, ka shkruar Abdullahu.