Alarm zjarri dhe evakuimi në “East Gate” – ka marrë flakë një qebaptore

1 Min. Leximi

Alarmet dhe evakuimi është aktivizuar mëngjesin e sotëm në qendrën tregtare “East Gate” në Shkup. Shkak ka rënë zjarri në sektorin e ushqimit.

Qendra tregtare aktualisht është bosh, vizitorët dhe stafi janë evakuuar dhe janë në pritje të lejes për t’u kthyer në punët e tyre.

- Advertisement -

Shërbimi zjarrfikës bën të ditur se në terren janë dërguar tre automjete të cilat kanë ndërhyrë menjëherë, ndërsa më shumë detaje priten gjatë ditës.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull