Ageler: Organizimi i trajnimit “Reagimi i menjëhershëm 2025”, dëshmon partneritetin që SHBA-të kanë me Maqedoninë e Veriut

2 Min. Leximi

Nga e hëna deri më 9 qershor, Maqedonia e Veriut është nikoqir i “Reagimit të menjëhershëm 2025” (Immediate response 2025), një komponentë kyçe e stërvitjes shumëkombëshe DEFENDER 2025 me rreth 12,000 trupa pjesëmarrëse në vende të ndryshme të Evropës. Në Maqedoninë e Veriut, si pjesë e stërvitjes “Reagim i menjëhershëm” do të marrin pjesë mbi 2,000 ushtarë nga vende partnere dhe aleate, përfshirë nga shteti nikoqir, Shtetet e Bashkuara, Mali i Zi, Kosova, Austria, Greqia, Shqipëria, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Kjo stërvitje, siç theksohet në komunikatën e ambasadës amerikane teston aftësinë e NATO-s për t’iu përgjigjur kërcënimeve të sigurisë në zhvillim, duke përfshirë sulmet kibernetike, ndërsa shërben si një platformë e rëndësishme për përmirësimin e bashkëpunimit shumëkombësh dhe për të siguruar që forcat pjesmarrëse janë të përgatitura mirë për të ndarë barrën në mjedise komplekse dhe të kontestuara.

- Advertisement -

“‘Reagimi i menjëhershëm 2025’ është një demonstrim i qartë i partneritetit të ngushtë dhe në rritje midis Shteteve të Bashkuara dhe Maqedonisë së Veriut. Nëpërmjet trajnimit të përbashkët, angazhimit të komunitetit dhe bashkëpunimit me aleatët tanë të NATO-s, ne forcojmë angazhimin tonë kolektiv për paqen dhe sigurinë. Këto stërvitje rrisin gatishmërinë ushtarake dhe i afrojnë komunitetet tona”, deklaroi ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Anxhela Ageler.

“Reagimi i menjëhershëm 2025”, përkon me 32 vjetorin e Programit të partneritetit shtetëror të Byrosë së Gardës kombëtare ndërmjet Gardës kombëtare të Vermontit dhe Maqedonisë së Veriut.

“Kjo shënon një moment historik të një partneriteti të ndërtuar mbi vlera të përbashkëta”, theksojnë nga ambasada amerikane në vend.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull