Afrim Gashi në Potoçari përkujton viktimat e gjenocidit në Srebrenicë: Srebrenica është amanet për njerëzimin

1 Min. Leximi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë sot në manifestimin përkujtimor të mbajtur në Potoçari me rastin e 29-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.

Në një status publik, Gashi theksoi se ngjarjet e korrikut 1995 nuk janë thjesht statistika, por mbi 8,000 jetë të pafajshme të shkatërruara nga urrejtja dhe krimi, që lanë pas familje të copëtuara dhe ëndrra të ndërprera.

- Advertisement -

“Srebrenica është plagë e hapur në ndërgjegjen e njerëzimit, një simbol i asaj se çfarë ndodh kur urrejtja dhe krimi marrin përmasa të pashpjegueshme. Është thirrje për drejtësi, për paqe, për të mos lejuar që e kaluara të përsëritet”, shkruan Gashi.

Ai theksoi se kujtimi i Srebrenicës është detyrë morale për të gjithë: të flasim, të kërkojmë drejtësi dhe të qëndrojmë gjithmonë në anën e së vërtetës dhe të viktimave.

“Srebrenica është më shumë se histori – ajo është amanet për të gjithë ne,” përfundoi kryetari i Kuvendit, duke bërë thirrje që ky gjenocid të mos harrohet kurrë: “Don’t forget Srebrenica!”

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull