Afganistan, 60 të vdekur nga moti i ftohtë gjatë 3 javëve

1 Min. Leximi

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të acarta në Afganistan gjatë më shumë se tri javëve të fundit, transmeton Anadolu.

Sipas Janan Saiq, zëdhënës i Ministrisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore, viktimat kanë vdekur nga moti i ftohtë për shkak të reshjeve të mëdha të borës dhe shiut, raportoi “Tolo news”.

- Advertisement -

Rreth 34 të tjerë janë lënduar gjithashtu, ndërsa mbi 1.600 shtëpi janë shkatërruar gjatë kësaj periudhe, shtoi ai.

Reshjet e dendura të borës dhe stuhitë e borës kanë bllokuar edhe disa rrugë në vend.

Ashraf Haqshenas, zëdhënës i Ministrisë së Punëve Publike, tha se Kalimi Salang dhe disa rrugë në provincat Bamiyan, Ghor, Sar-e Pol, Nuristan dhe Farah janë bllokuar.

Ndryshe, Afganistani është përballur disa përmbytje, tërmete dhe thatësira gjatë viteve të fundit, duke përkeqësuar gjendjen tashmë të keqe të infrastrukturës.

- Advertisement -

TOP Lajmet

ETIKETUAR: , ,
Ndani këtë artikull