Deputeti nga Koalicioni VLEN Adnan Azizi në fjalimin e tij në kuvend ku po debatohet për votimin e Qeverisë së re, theksoi se Qeveria e re VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM do të fokusohen në zhvillimin ekonomik të vendit.
Duke ju përgjigjur kritikave të Frontit Evropian lidhur me Ivan Stoilkoviçin, Azizi tha se Stoilkoviçin nuk e sollën ata por e kanë gjetur në mesin e tyre.
“As ky, e as Vuçiçi dhe as Serbia e as Rusia nuk i ka dëmtuar shqiptarët sesa BDI-ja. Mbi 50% të shqiptarëve i keni quar në mërgim. Sesa jeni anti-Rusi ja ku i keni fotot! Kush e solli Llavrovin në Maqedoni? Ja edhe foton tjetër, ministri i juaj me gjeneralin serb ja edhe foton tjetër ku në mënyrën më absurde nuk është në protokollin e asnjë shteti që një kryetar partie të takoj një kryeministër të një shteti që e quan armik”, u shpreh Adnan Azizi, deputet i VLEN-it.