Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar lidhur me procesin e emërtimit të rrugëve në Tetovë, duke akuzuar BDI-në dhe gjyqësorin për pengimin e këtij procesi. Ai theksoi se rrugët në Tetovë do të marrin emra shqip, pavarësisht kundërshtimeve.
“Gjykata e votuar nga BDI-ja, bashkë me mercenarët e BDI-së, vijojnë aksionin e radhës për ta luftuar Bilall Kasamin, i cili i shkeli 5 herë radhazi në zgjedhje në Tetovë.
Rrugët në Tetovë do të kenë emra shqip. As Gjykata e BDI-SDSM, as askush tjetër nuk mund ta ndalë këtë proces.
P.S. Ja si e ka ‘zgjidhur’ BDI-ja çështjen e emrave në Tetovë. ‘Dervish Cara’ në dokumente për 20 vjet ka figuruar si ‘JNA’!”, ka shkruar Azizi.

