Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje me asnjë kusht.


Abdixhiku tha se zotimet e dhëna gjatë fushatës, janë zotime të vlefshme edhe pas fushatës, ku tha se s’ka asnjë arsye që fjalët e dhëna t’i ndërroj tash.
“Ato zotime që i kemi dhënë gjatë fushatës, janë zotime të vlefshme edhe pas fushatës dhe nuk ka asnjë arsye që fjalët e dhëna gjatë fushatës tani unë t’i ndërroj. A bën një herë në Kosovë që të respektohet fushata”.
“Kemi thënë para fushatës që s’do të bëjmë me Lëvizjen Vetëvendosje. Po e konfirmoj se nuk do të bëjmë me Lëvizjen Vetëvendosje, mbretëri me na dhënë, me thënë mbretëri e trashëguar prej sotit nuk e marrim me ta. Nuk flasim me ta, nuk diskutojmë me ta, s’diskutojmë me ta, s’kemi pasur diskutime me ta, nuk do të kemi takime me ta”, tha Abdixhiku në Rubikon.