Abdixhiku e propozon vetën për kryeministër, Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

1 Min. Leximi

Lumir Abdixhiku e ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai po ashtu e konfirmoi që ka propozuar të garojë me Vjosa Osmanin si kandidate për presidente.

“Propozimin tim për një listë bashkuese. Një listë që nuk ngërthehet mbi rehatinë politike, por mbi përgjegjësinë shtetërore. Një listë që nuk synon vetëm rezultat zgjedhor, por kthim tek ekuilibrit politik dhe institucional në Republikën e Kosovës. Në këtë propozim timin kam propozuar garën të përbashkët për President të Republikës dhe për Kryeministër të Republikës. Kam propozuar që Lidhja Demokratike e Kosovës të garojë me Presidenten Vjosa Osmani si kandidate për Presidente të Republikës… edhe njëkohësisht bartëse të listës sonë zgjedhore, dhe me mua kryetarin e LDK-së si kandidat i LDK-së për Kryeministër të Republikës”, tha ai

Abdixhiku pohoi se ky propozim është mbështetur dhe votuar në plotni nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull