Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmePolitikë

A PO TËRHIQET BDI NGA “MODELI BELG DHE IRLANDEZ” PAS AKTIVITETEVE TË SHTUARA TË PROKURORISË DHE POLICISË?

Përditësimi i fundit: 2024/07/24 at 9:08 PM
Publikuar July 24, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkup, 24 korrik – Në kumtesën zyrtare të lëshuar nga kabineti i kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pas takimit me ambasadoren norvegjeze në Maqedoninë e veriut, Kristin Melsom, është përmendur eksperti amerikan, Paul ëilliams, por askund nuk janë përmendur “rajonet” apo “kantonet” që thuhej se BDI po i shqyrton për rimodelim të RMV-së sipas modelit të Irlandës së Veriut, apo Belgjikës. Në vend të tyre, është përmendur vetëm angazhimi i profesorit Williams për “legjitimitetin ndëretnik të institucioneve”.

“Bashkëbiseduesit këmbyen opinione mbi zhvillimet politike në vend e rajon, zgjedhjet e 8 majit si dhe zhvillimet pas zgjedhore në Maqedoninë e veriut, integrimin europian, legjitimitetin etnik zgjedhor, etj.

- Reklamim -

Kryetari Ahmeti njoftoi Ambasadoren Melsom për qëndrimin e palëkundur të Bashkimit Demokratik për Integrim mbi ndryshimet kushtetuese dhe integrimin Europian nëpërmjet të respektimit të Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë, atë të Prespës dhe të Ohrit.

Lideri Ahmeti theksoi rëndësinë e legjitimitetit ndëretnik të institucioneve të vendit si rezultat i procesit zgjedhor dhe në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

Rrethanat në Maqedoninë e veriut janë shumë specifike dhe rregullohen me marrëveshje paqësore, prandaj dhe çdo mosrespektim, sjell pasoja mbi stabilitetin dhe legjitimitetin e institucioneve.

Z. Ahmeti njoftoi Ambasadoren norvegjeze për angazhimin e ekspertit të së drejtës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare z. Paul ëilliams, i cili njihet edhe si autor i Marrëveshjes së Ohrit, për të draftuar një platformë mbi legjitimitetin ndëretnik të institucioneve qëndrore e lokale bazuar mbi rezultatet zgjedhore dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

Ndryshe, humbet arsyeja e pjesëmarrjes në procese zgjedhore të komuniteteve në vendin tonë nëse përfaqësuesit e tyre përcaktohen me diktat nga komuniteti më i madh, si në kohërat e njëmendësisë”, theksohet në kumtesën e plotë, e të shkruar me mjaft kujdes dhe finesa nga pres-qendra e BDI-së.

Mospërmendja e modelit belg dhe irlandez në këtë kumtesë, ka filluar të ndërlidhet me aktivitetet e fundit të Prokurisë për luftë kundër korruosionit dhe si një shenjë se BDI po tërhiqet nga ideja për “rajone” e “kantone” ende pa e nxjerrë atë zyrtarisht në shesh, shkruan Zhurnal.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme edhe ministri i Punëve të brendshme, Pançe Toshkovski, ka deklaruar se MPB do të ndjekë me tempo të shtuar kriminelë dhe ish zyrtarë të cilët kanë dëmtuar buxhetin dhe interesat shtetërore, shkruan Alsat.

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski tha se nuk do të ketë më emra të paprekshëm.

Këtë porosi ia adresoi opozitës shqiptare nga e cila Toshkovski ditë më parë u akuzua në Kuvend se përmes kallëzimeve penale të pabaza po tenton të mbjell frikë.

“Dua të ju paralajmëroj se Ministria e Brendshme në bazë të fakteve dhe dëshmive do t’i vazhdon të gjitha procedurat që i posedon, e përsëris në bazë të dëshmive dhe fakteve për secilin që ka qenë i paprekshëm dhe emri të cilëve nuk ka guxuar as të përmendet në organet hetuese e aq më pak të hetohet”, tha Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm.

Në kuadër të debatit për zgjedhjen e zëvendësministrave në Kuvend, shumica lakoi emrat e familjarëve të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti si të dyshuar për vepra penale.

Deputeti i Frontit Evropian, Blerim Bexheti tha se veprimet e tilla nuk e frikësojnë Frontin, shkruan Zhurnal. Ai kërkoi që kryeministri dhe deputetët të mos mrin rolin e prokurorëve dhe gjykatësve.

“Nuk na shqetësojnë aspak tendencat për të cilat ju mendoni se duke përmendur familjar ndaj të cilëve është ngritur procedurë. Atë as nuk ua qajmë për trimëri dhe as nuk e marrim për dobësi dhe frikë. Gjithkush para ligjit do të përgjigjet njësoj siç thotë ligji”, u shpreh Blerim Bexheti, Deputet i Frontit Evropian.

Akuzat mes pushteti dhe opozitës për emrat e familjarëve të liderëve erdhën pak ditë pasi policia ngriti kallëzim penal ndaj Drin Ahmetit, nipi i kreut të BDI-së, Ali Ahmeti dhe vëllaut të tij. Drin Ahmeti, sipas policisë, dyshohet se ka keqpërdorur me minierën në Kërçovë dhe nuk ka zbatuar marrëveshjen e lidhur me Ministrinë e Drejtësisë, përkatësisht nuk ka paguar kompensimin për shfrytëzimin me koncesion të minierës./Zhurnal

TOP Lajmet

Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
AHMETI I DREJTOHET MICKOSKIT NGA HARAÇINA
Lajme
3shi.net 24 Korrik, 2024 July 24, 2024
Artikulli i mëparshëm Itali, mbi 1.000 njerëz të evakuuar për shkak të zjarreve në Pulia
Artikulli tjetër Taravari: Deri në fund të vitit, vendime pune edhe për personelin mjekësorë me shkollë të mesme

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    VLEN: Kemi tërhequr emërimin e Afrona Verzivolit!

    3shi.net August 10, 2024
    Murtezi: BDI-ja gjithmonë kur e shihte veten në rrezik politik, nxiste incidente ndëretnike
    Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi dhuron gjak në aksionin e organizuar nga Klinika e Transfuziologjisë
    Taravari: Ata e dinë se ne e dimë çfarë halli kanë Ata të Tendës
    Për të mos qenë më i varfër, duhet të jesh i varfër
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet

    May 17, 2025
    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!

    May 17, 2025
    Lajme

    Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?