A është BDI-ja organizatori i protestave? Kryetari i nëndegës bën thirrje për mobilizim
Gjithnjë e më shumë po del në pah e vërteta se organizatori i vërtetë i protestës së 18 majit është partia opozitare BDI.
Kryesia e BDI-së ka angazhuar degët dhe nëndegët që të sjellin njerëz në protestë dhe kjo më nuk po fshihet.
Këtë e dëshmojnë edhe postimet në Facebook nga funksionarët e partisë. Kryetari i nëndegës së BDI-së në Sfillare, Amir Aliu, nëpërmjet një postimi i bën thirrje aktivistëve nga ky fshat që t’i bashkohen protestës.
Organizime të tilla ka edhe nga degët tjera të BDI-së.
Kjo parti nuk ka gjetur guximi të dalë si organizatore e protestës, por po fshihet pas studentëve. Edhe në protestën e parë, pjesëmarrës ishin funksionarët e përjetshëm të BDI-së, Musa Xhaferi, Blerim Bexheti, Arbër Ademi dhe shumë të tjerë.

