A do ta votojnë deputetët e VV-së shpërbërjen e Kuvendit?

2 Min. Leximi

Një zhvillim i ri politik në fillimin e kësaj jave e ka ndërruar situatën politike. Zgjedhjet e reja janë në horizont dhe kjo ka qenë temë e diskutimit në takimin e të hënës mes kryeministrit Albin Kurti dhe Memli Krasniqit, kreut të Partisë Demokratike të Kosovës.

Mediat kosovare kanë raportuar të hënën para takimit se PDK-ja ka nisur një iniciativë për propozimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, e cila pritet të dorëzohet në kuvend në fundin e kësaj jave.

- Advertisement -

Por, disa deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje mund të mos e votojnë shpërbërjen e Kuvendit, ndonëse atë e përkrah edhe Kurti.

Kështu tha analisti i afërt me PDK-në, Ismail Tasholli, në një deklarim në televizionin T7 të hënën në mbrëmje. Tasholli tha se rreth 15 deputetë të LVV-së, të cilët janë kundër Projekt-Kodit Civil, janë po ashtu kundër shpërbërjes së Kuvendit.

“Ata nuk ia votojnë shpërbërjen e Kuvendit. Sipas disa informatave të mia, ata nuk ia votojnë Kurtit shpërbërjen e Kuvendit. Ata janë kundër dhe nuk ia bëjnë atë nder”, tha ai.

Marrëveshja e arritur mes Kurtit dhe Krasniqit në darkën e së hënës, është raportuar se përmban pajtueshmëri mes PDK-së dhe LVV-së që para shpërbërjes së Kuvendit dhe dërgimit të vendit në zgjedhje, të votohen marrëveshjet ndërkombëtare të ngecura në Kuvend, si dhe të votohet Projekt-Kodi Civil i kundërshtuar nga një numër i madh i deputetëve të LVV-së.

- Advertisement -

“Sa i përket Kodit-Civil dhe mospasjes mundësi të kalimit të tij, mendoj se opozita në këtë rast nuk duhet t’ia japë ndihmën në mes të një skizofrenie diskurzive brenda Grupit Parlamentar që e ka grumbulluar për hesape të kalkulimeve të tij politike. Ai është qaq i mençur që ta di se islami radikal politik nuk ta kalon këtë Kod Civil”, u shpreh Tasholl

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull