Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

Mbi të gjitha na nevojiten zgjedhje të lira e demokratike, rasti i “krahut të djathtë” të Shaqir Fetahut qoftë rasti i fundit!

Përditësimi i fundit: 2024/05/07 at 7:50 PM
Publikuar May 7, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkup, 7 maj – Në vendin tonë sot ka filluar votimi i të sëmurëve ose personave të pafuqishëm, personave të cilët vuajnë dënimin me burg ose janë në paraburgim, personave të cilët ishin paraqitur për votim ndërsa janë strehuar në institucionet për kujdes jashtë familjes, personave të zhvendosur brenda vendit dhe personave nga diaspora, informojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Gjithsej 11.095 të sëmurë ose të pafuqishëm mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votës për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, përderisa për zgjedhjet parlamentare të drejtë vote kanë 100 votues më tepër, respektivisht gjithsej 11.197 të sëmurë dhe të pafuqishëm, shkruan Zhurnal. “Me fillim në orën 7:00 në 14 institucione ndëshkuese- përmirësuese, të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë 2147 të burgosur për zgjedhjet presidenciale gjegjësisht 2140 të burgosur për zgjedhjet parlamentare.

- Reklamim -

Pesëqind e tridhjetë e katër persona të vendosur në institucione për kujdes jashtë familjes të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë në gjithsej 20 qendra për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe dy votues të regjistruar si persona të zhvendosur brenda vendit kanë të drejtë vote në dy llojet e zgjedhjeve”, thuhet në kumtesën e sotme të KSHZ-së. Gjithashtu në orën 7:00 varësisht zonës kohore, votimi filloi edhe në përfaqësitë diplomatike konsullore dhe zyrat konsullore jashtë vendit ku votohet vetëm për zgjedhjet presidenciale. Në diasporë të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë 2..569 votues, në 31 Përfaqësi konsullore diplomatike ose Zyra konsullore.

8 maji të jetë datë e ndryshimit pozitiv, e jo i parregullsive zgjedhore!

Votimi i sotëm është vetëm uvertyrë e vogël në “Ditën D”, respektivishht në votimin e ditës së nesërme. Për shumë gjëra 8 maji i këtij viti është paralajmëruar si datë e ndryshimit të madh, që shpresojmë se do të dëshmohet datë e tillë, në kuptimin e plotë pozitiv, e jo i një procesi të njollosur zgjedhor, shkruan Zhurnal. Pas shumë viteve kemi proces të dyfishtë zgjedhor në një ditë të njëjtë, që në njëfarë mënyrë i jep peshë të dyfishtë këtyre zgjedhjeve. Në Maqedooninë e Veriut ende është prezente dukuria që sa më të rëndëishme të jenë zgjedhjet, aq më i “lartë “ është tensioni dhe kjo pak a shumë po vërtetohet edhe në këto zgjedhje, ani pse jemi vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ne si medium, por edhe gjitha mediumet tjera, duhet të bëjmë appel që zgjedhjejt të jenë të lira dhe demokratike, sepse proceset zgjedhdore e partitë politike vijnë e shkojnë, por integrimi i vendit në BE është shumë më i rëndësishëm. Duhet pasur kujdes që të mos ndodhin raste, sikurse ai i “krahut të djathtë” të Shaqir Fetahut, i cili është arrestur nën dyshim për tentim blerje votash. urojmë dhe shpresojmë që dyshimet të mos jenë të vërteta, sepse krijojnë një njollë si në aspekt politik, poashtu edhe në aspekt kombëtar e fetar. Ne si medium, sinqerisht u habitëm që “dora e djtathtë” e kryetarit të një bashkësie fetare të merret me gjëra të tilla.

Mirëpo ata që thonë se e njohin më mirë se ne Shaqir Fetahun, aspak nuk janë të habitur, e madje nuk e përjashtojnë mundësinë që “ndoshta kryetari i BFI-së e ka futë llugave krahun e tij të djathtë”. Shpresojmë të mos jetë ashtu, por të njëjtit njerëz na përkujtojnë se ishte pikërisht kryetari i BFI-së ai për që para disa viteve u denoncua publikisht se në “emër të Allahut” ka kërkuar vota për politikanë të caktuar.

Si u arrestua “dora e djthatë” e Shaqir Fetahut?

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se ka arrestuar dje dy persona në Çashkë, pasi dyshohen se kanë bërë blerje votash. Ndërsa tani më sipas informacioneve zyrtare, bëhet fjalë për imamin e Komunës së Çashkës Adem Choreskin dhe këshilltarin e BDI-së Ibrahim Ismailovski, të dy këto janë krahët e djathtë e Shaqir Fetahut, kreut të Bashkësisë Islame Fetare në Maqedoni, shkruan alfax.mk.

Shaqir Fetahu, nuk është hera parë që është akuzuar për përkrahje të BDI-së, tani më njerëzit e tij janë zënë në flagrancë duke blerë vota në njësinë zgjedhore numër 3, ku BDI pretendon të nxjerr një deputet, por për shkak të votuesve të pakët shqiptar, makineria e blerjes së votave është aktivizuar ndaj komuniteteve.
Gjithashtu në terren raportohet për blerje të votave edhe në vende të tjera. Sot (06.05.2024) në ora 15.20 nëpunësit policorë nga SPB Veles kanë privuar nga liria I.I.(52) nga fshati Mellnicë, komuna e Çashkës.

Gjithashtu, në ora 17:00 nëpunësit policorë të SPB Veles kanë arrestuar A.Ç.(50) nga fshati Mellnicë, komuna e Çashkës.” – thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë. Shpresojmë dhe dëshirojmë që ky rast të rezultojë i pabazë, por edhe nëse është i vërtetë, atëherë të jetë rasti i vetëm dhe i fundit që hedh njollë mbi procesin zgjedhor të 8 majit./Zhurnal

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 7 Maj, 2024 May 7, 2024
Artikulli i mëparshëm Tre banka gjatë vitit të kaluar fituan 9,4 miliardë denarë
Artikulli tjetër Arrestohet kryetari i Federatës së Futbollit, Muhamed Sejdini, kapet duket blerë vota

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Pasi e shpalli veten “mbret”, Trump sfidon Kushtetutën e SHBA-së: “A duhet të kandidoj përsëri?”

    3shi.net February 22, 2025
    VLEN: Qeveria po u siguron të rinjve mundësi për zhvillimin e teknologjisë dhe bizneseve
    Shkup, gruaja 61 vjeçe solli në jetë fëmijën e saj të parë
    Tre liderët e LEN-it dhe Bekim Qoku nisen drejtë Amerikës
    Mexhiti: VLEN do të avancojë 800 shqiptarë në administratë, nga 2-3 shkallë që të marrin rroga më të mira
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri

    May 16, 2025
    Lajme

    Sela kundër Ahmetit dhe Taravarit: Nuk pranoj nënçmim dhe përulje

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025
    Lajme

    Hoxha kundër Taravarit dhe BDI-së: Kam qenë dhe jam USHTAR i VLEN-it

    May 16, 2025
    Lajme

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

    May 16, 2025
    Lajme

    Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?