Arsovska ka marr vendim me 9 maj ti shkarkon drejtorët e caktuar nga Blerim Bexhetit

1 Min. Leximi

Nga burime brenda Qytetit të Shkupit, mësohet që kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka marr vendim që pas zgjedhjeve të 8 majit, respektivisht nga data 9 maj do të shkarkohen të gjithë drejtorët dhe zëvendës drejtorët të cilët janë emëruar me propozim të kryetarit të Komunës së Sarajit, Blerim Bexhetit.

Me këtë vendim, pushteti i BDI-së pas 8 majit do të mbetet vetëm me atë lokal në të cilët kryetarët e komunave vijnë nga rradhët e BDI-së.

- Advertisement -

Danella Arsovska fitoi mandatin e saj me mbështetjen e Ziadin Selës, e vazhdoi bashkëpunimin me Blerim Bexhetin e BDI-së, ndërsa tani Qyteti i Shkupit do të mbetet pa asnjë shqiptar të emëruar në Ndërmarrjet Publike të cilat menaxhohen nga vetë Qyteti.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull