Manaj kontribut sërish te Sivasspor, shqiptari asiston në humbjen me Galatasaray

1 Min. Leximi

Rey Manaj po konfirmohet javë pas jave se është i denjë për kombëtaren shqiptare në Euro2024.

Sulmuesi kuqezi dha sërish kontribut për Sivaspor, por asisti i tij vlejti për statistikë. Kjo pasi skuadra e Manaj u mposht 6-1 nga Gallatasaraj, skuadër që afrohet me titullin kampion në Superligën turke.

- Advertisement -

Pak minuta më pas Manaj gjeti golin, por VAR ndërpreu festën pasi gjendej në pozicion jashtë loje. Ky ishte asisti i dytë këtë sezon për Lushjarin, i cili ka shënuar edhe 22 gola në të gjithë kompeticionet.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull